• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Vettingut/ ONM mbështet Ramën për zgjatjen e mandatit të motrës së Ballukut

17:30 : 24/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) mbështeti idenë e Partisë Socialiste për zgjatjen me dy vjet të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një trupë jo shumë profesionale, e drejtuar nga Pamela Qirko, motra e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe që po kryen prej katër vitesh Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dymbëdhjetë anëtarët e KPK-së dhe dy Komisionerët Publikë janë emëruar në detyrë në Qershor 2017, pas miratimit të paketës ligjore të Reformës në Drejtësi dhe mandati i tyre kushtetues 5-vjeçar përfundon në të njëjtin muaj të vitit 2022.

Sipas Kushtetutës, në përfundim të mandatit 5-vjeçar, kompetencat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndahen ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor për vetingun e gjyqtarëve dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për rivlerësimin e prokurorëve.

Ndërsa, kompetencat e Komisionerëve Publikë i kalojnë Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Lexo edhe:

No Content Available

Pra, Kushtetuta ka parashikuar mekanizma vijues për procesin e Vetingut në përfundim të mandatit të anëtarëve të KPK-së.

Por, maxhoranca socialiste, nëpërmjet Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës, shpreson se ndryshimet kushtetuese për të zgjatur mandatin edhe me dy vjet për trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të bëhen me dakordësinë e opozitës parlamentare, e cila, në përgjithësi ka qenë shumë kritike me mënyrën e kryerjes së procesit të rivlerësimit.

Bashkë me mandatin e anëtarëve të KPK-së, mbyllet edhe misioni i tetë monitoruesve ndërkombëtarë, të cilët besohet se paguhen mbi 20 mijë euro në muaj për angazhimin e tyre në mbështetje të trupave të Vetingut.

Në një deklaratë të shpërndarë të Enjten, misioni ndërkombëtar që asiston procesin e rivlerësimit në sistemin e drejtësisë, konsideron se “është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit”.

Për të arritur këtë rezultat, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, “është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë.”

ONM sugjeron që autoritetet shqiptare të shqyrtojnë mundësinë e përcaktimit të afateve të reja për përfundimin e mandatit të 12 komisionerëve të KPK-së, përfshirë edhe konsultimin me Komisionin e Venecias.

Por, në fakt, juristët e Venecias, në një opinion më herët, kanë qenë kategorikisht kundër mandateve të gjata të anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë.

“Venecia”, kundër mandateve të gjata

Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, i cili po shqyrtonte një paketë të gjerë kushtetuese dhe ligjore për reformimin e sistemit të drejtësisë, iu drejtua Komisionit të Venecias për Opinion mbi draft-ligjin më të rëndësishëm, atë të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Veting).

Në Mars 2016, ekspertët e Komisionit të Venecias iu përgjigjën Parlamentit Shqiptar, ku shprehën dakordësinë për miratimin e një ligji Vetingu për gjyqtarët e prokurorët, duke e konsideruar si “një masë e jashtëzakonshme për situatë të jashtëzakonshme” me korrupsionin.

Megjithatë, “Venecia” ishte shumë e qartë, kur u sugjeroi autoriteteve shqiptare se “masat e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdojnë gjatë”.

Në foto: Opinioni i Komisionit të Venecias (mars 2016), për draft-ligjin “Për Vetingun”

Dhe, një prej pikave që mbështetej ky qëndrim, ishte pikërisht sugjerimi për një mandat të kufizuar i anëtarëve të trupave të Vetingut.

Në pikën 54 të Opinionit të Venecias, ekspertët ndërkombëtarë shprehen:

“..Sipas Projekt -Amendamenteve të rishikuara, mandati i anëtarëve të Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit (KPK) dhe gjyqtarëve të Dhomës së Kualifikimit të Specializuar (KPA), përgjegjës për procesin e verifikimit do të jetë 9 vjet pa e drejta e riemërimit…Kjo kohëzgjatje është shumë e gjatë. … Strukturat e verifikimit nuk duhet të zëvendësojnë organet e zakonshme kushtetuese, të tilla si KLGJ ose KLP; ato mund të bashkëjetojnë me ta për ca kohë, por nuk duhet të kthehen në mekanizma paralel kuazi-permanent”.

Në foto: Pjesë nga Opinioni i Venecias (mars 2016) për mandatin e anëtarëve të KPK-së

Në vijim, në pikën 56 të Opinionit të Marsit 2016, Komisioni i Venecias shprehet:

“Do të ishte e pranueshme që të vendoset një afat kohor fiks prej 3-5 vite për ekzistencën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. …Pas përfundimit të mandatit të organeve të verifikimit, institucionet e zakonshme dhe gjykatat mund të marrin përsipër çdo funksion të mbetur për të vendosur mbi procedurat e verifikimit, të cilat nuk do të jenë përfunduar”

Ky qëndrim riktheksohet edhe në Konkluzionet e Opinionit të Komisionit të Venecias:

“Mandati i organeve të verifikimit (KPK dhe Komisionerët Publikë) duhet të reduktohet ndjeshëm në kohë..”, thuhet në një prej pikave kyçe të Opinionit të miratuar në Mars 2016.

Në foto: Konkluzionet e Komisionit të Venecias

Mosbesim për KLGJ-KLP?

Megjithëse nuk thuhet shprehimisht, duket qartë se maxhoranca socialiste dhe ONM ndihen më komodë për të vijuar Vetingun me 12 komisionerët aktualë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke u përpjekur të shmangin sa më shumë kalimin e procesit të rivlerësimit në duart e institucioneve të reja kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për kritikët e mënyrës së realizimit të procesit të Vetingut, të cilët janë shtuar ndjeshëm me kalimin e viteve, vendimmarrja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mund të kenë qenë nën presion nga faktorë jashtë-institucionalë, për shkak të mangësisë së tyre në njohjen dhe zbatimin si duhet të normave proceduriale apo edhe të problemeve me integritetin personal.

Ky dyshim përforcohet më shumë, sidomos në aplikimin e standarteve të ndryshme të rivlerësimit për zyrtarë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë.

“Dorëzimi” i procesit të rivlerësimit tek KLGJ dhe KLP, struktura të reja dhe të përbëra nga profesionistë më të kualifikuar të fushës së drejtësisë, me shumë mundësi, do të shmangë “ndërhyrjet” e fuqishme nga jashtë procesit dhe kontrolli apo “diktimi” i vendimmarrjes ekstra-procedurial do të jetë shumë herë më i vështirë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 4 vitet e ekzistencës së tij, ka shqyrtuar diçka më pak se gjysmën e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin në detyrë në fillim të procesit të rivlerësimit.

Një zgjatje e mandatit të tyre edhe me dy vjet, sërish nuk duket se do të arrijë të kalojë në filtër të gjithë zyrtarët e sistemit të drejtësisë.

 

Etiketa: balluku rama omn boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Stresi reagon pas rrëmbimit të Kozakut: U mundova ta shuaj këtë sherr para 10 ditësh në Sarandë, ishte e pamundur

TË GJITHA

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com