Ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka veshur fanellën e klubit Manchester United në Premier Ligën e Anglisë, është renditur i pari në listën e futbollistëve që ka fituar më shumë këtë vit.
Në listën e përgatitur nga revista ‘Forbes’ që përfshinë edhe pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset, 36-vjeçari Ronaldo, që u rikthye në ish-klubin e tij Manchester United pas largimit nga Juventus në periudhën e transfertave verore, është renditur si futbollisti më i paguar në vitin 2021 me një shumë prej 125 milionë dollarë.
Pas Ronaldos, me 110 milionë dollarë fitime është renditur futbollisti argjentinas, Lionel Messi, i cili u transferua tek Paris Saint-Germain (PSG) pas largimit nga Barcelona.
Po ashtu i treti me 95 milion të ardhura është renditur braziliani Neymar, në ekipin e Paris Saint-Germain.
Lista e 10 lojtarëve më të paguar
| Futbollisti | Klubi | Të ardhurat (në dollarë) | |
| 1 | Cristiano Ronaldo | Manchester United | 125 milionë | 
| 2 | Lionel Messi | PSG | 110 milionë | 
| 3 | Neymar | PSG | 95 milionë | 
| 4 | Kylian Mbappe | PSG | 43 milionë | 
| 5 | Muhammed Salah | Liverpool | 41 milionë | 
| 6 | Robert Lewandowski | Bayern Münih | 35 milionë | 
| 7 | Andres Iniesta | Vissel Kobe | 35 milionë | 
| 8 | Paul Pogba | Manchester United | 34 milionë | 
| 9 | Gareth Bale | Real Madrid | 32 milionë | 
| 10 | Eden Hazard | Real Madrid | 29 milionë | 
 
	    	















