• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Diferenca mes retorikës dhe politikës

11:09 : 22/09/2021
në KRYESORE, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Europa Juglindore është duke zier nga zhvillime të zëshme dhe të pazëshme, nga konjuktura ndërkombëtare në ndryshim e sipër, nga aktorë dhe faktorë të brendshëm dhe të jashtëm të cilët influencojnë zhvillime të pritura dhe të papritura. Nga korridori 10 i aksit Beograd-Shkup-Athinë që kalon përmes Preshevës dhe Bujanovcit te projekti i autostradës europiane Nish-Durrës që kalon përmes Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës, nga projektet ndër-kufitare të financuara nga agjenda e konjektivitetit të Ballkanit Perëndimor te zonat gri ku lulëzon kontrabanda dhe frenat i ka bota e nëndheshme kriminale si Mitrovica e Veriut, rajoni vuan nga premtimet e së ardhmes dhe depresioni i së tashmes. Shto këtu kriza të paralajmëruara si ajo e fundit në veri të Kosovës ku vetëm për një masë të drejtë dhe të paralajmëruar nga ana e Kosovës kemi një reagim krejtësisht jo proporcional nga ana e Beogradit dhe një indiferentizëm për të ardhur keq nga ana e qeverisë kozmopolite të Tiranës.

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare nuk po di, nuk është e interesuar dhe nuk ka burimet njerëzore për të përftuar edhe ato grante që janë dhënë nga BE dhe që fondet dergjen në bankë në pritje të projekteve që nuk vijnë kurrë. Si projekti për linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës apo trenin elektrik Rinas-Tiranë me degëzim edhe për Durrësin. Në vend që ky premtim qysh i 2013-ës për të cilin u siguruan fondet nga Brukseli disa vjet më parë, tashmë të ishte materializuar është ende në fazën e fizibilitetit dhe nuk ka shpresë në horizont, ndonëse u përsërit si premtim elektoral edhe në fushatën e fundit. Zero projekte dhe financime të reja në kuadër të programit europian në konjektivitetit, apo shqip ndërlidhjes.

Ndërkohë që fare mirë mund të prezantohej bashkë me Malin e Zi një linjë e përbashkët hekurudhore Tiranë-Podgoricë që do të mundësonte dhe për bileta-paguesit shqiptarë të masakruar nga çmimet e larta të linjave ajrore, të udhëtonin lirë dhe shpejt drejt Podgoricës prej nga mund të fluturonin me low cost në destinacione europiane. Apo qeverisë shqiptare t’i shkonte ndërmend propozimi i një linje hekurudhore të ngjashme me Prishtinën për transport njerëzish dhe mallrash, në vend që t’u vendoste Kastrati-taks bash në kufi sivëllezërve shqiptarë për një rrugë e cila është paguar disa herë dhe në forma të ndryshme nga taksapaguesit shqiptarë.

Pas bërjes legjendë të një shume krejtësisht modeste dhe të papërfillshme për maternitetin në Preshevë të para shumë viteve, asnjë investim të qenësishëm, veçanërisht në fushën e edukimit, infrastrukturës etj. Madje i vë dhe 20 përqind taksë librit me Kosovën për mos të folur për barrierat e tjera tarifore dhe jo-tarifore me Kosovën ndërkohë që ka akoma më pak vëmendje nga shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi ku rruga që lidh Plavën e Gucinë me Shqipërinë do ishte jashtëzakonisht e mirëpritur për rijetëzimin e këtyre zonave tradicionale shqiptare, apo Sanxhakun në Serbi ku kohët e fundit po vihet re një rritje e konsiderueshme e vetdijësimit shqiptar pas dekadash të tëra boshnjakëzimi në kuadër të rritjes së represionit serb.

Lexo edhe:

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

Sipas një studimi të 2011 të tre autorëve italianë, që kanë studiuar ndërveprimin kulturor dhe ethnobiologjinë në Ballkanin Perëndimor, popullsia e tanishme e fshatrave shqiptare është pjesërisht “boshniakizuar” pasi që në dy gjeneratat e fundit një numër i meshkujve shqiptarë filluan të martoheshin me gratë myslimane të Pešter. Kjo është një nga arsyet pse vendasit në Ugao u deklaruan si “boshnjakë” në regjistrimin e fundit të vitit 2002, ose në Boroštica të jenë thjesht “muslimanë” dhe në të dy rastet braktisin etiketën e mëparshme etnike të “shqiptarëve” të cilat këto fshatra përdorën në regjistrimin e kryer gjatë kohës së “Jugosllavisë”. Këta autorë bazuar në intervistat e kryera, konfirmuan se të vet-quajturit “shqiptar” ishte i braktisur qëllimisht për të shmangur problemet pas Luftërave Jugosllave dhe inkursioneve të dhunshme të forcave para-ushtarake serbe në zonë. Por ata pranojnë që të moshuarit megjithatë vazhdojnë të flasin rrjedhshëm në një dialekt të gegnishtes, “i cili duket se është lënë pas dore nga gjuhëtarët evropianë deri tani. Për më tepër, prania e një pakice shqiptare në këtë fushë nuk është sjellë kurrë në vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë nga autoritetet ish-jugosllave apo ato aktuale serbe.”

Shteti duhet të jetë shumë më aktiv në drejtim të ndihmës direkte dhe indirekte nga shqiptarëve të trojeve, të dije të pozicionohet qartë dhe pa ekuivok në rast krizash si përgjigja jashtë çdo proporcioni e Vuçiqit ndaj një mase të drejtë reciprociteti si kjo e qeverisë Kurti në lidhje me targat. Por diferenca mes retorikës dhe politikave ngelet ende një hendek që do shumë punë për t’u kapërcyer dhe qeveria shqiptare përtej fanfareve propagandistike për Ballkan të Hapur por në fakt të mbyllur përgjysmë, duhet të shohë qartë interesat kombëtare dhe të udhëhiqet nga parime të qarta dhe të drejta në sferën e marrëdhënieve bilaterale dhe shumëpalëshe me fqinjët e Ballkanit Perëndimor.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025
AKTUALITET

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

18:16 : 30/06/2025
AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
Para

Ritvana nxjerr zbuluar Argjendin: Më ka kërkuar takim në 2 të natës (Video)

TË GJITHA

Video/ Jasir Asani shënon golin e radhës në Korenë e Jugut

15:30 : 18/07/2025

Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’…

15:29 : 18/07/2025

Caktohet masë paraburgimi për policin e dyshuar për spiunazh në Kosovë

15:27 : 18/07/2025

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

15:12 : 18/07/2025

Gjendet i vdekur roja në Portin e Sarandës

15:06 : 18/07/2025

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Presidenti iranian u plagos në një sulm izraelit

14:58 : 18/07/2025

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com