• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrënimi i ‘Urës së Zogut/ Organizata Sebastia apel institucioneve: Ndërhyni menjëherë

19:07 : 19/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

‘Ura e Zogut’ e cila është MOnument Kulturor i Kategorisë së Parë, rrezikon të shembet për shkak të amortizimit dhe mosinvestimeve përgjatë viteve.

Organizata Sebastia u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin menjëherë masa emergjente për ndalimin e mëtejshëm të rrënimit të urës si dhe të hartohet dhe zbatohe një projekt nga specialistët e fushës për mbrojtjen afatgjatë të kësaj vepre historike.

Deklarata e plotë e organizatës Sebastia:

Organizata Sebastia, e shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar në vitin e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si “Ura e Zogut”, Monument i Trashëgimisë Kulturore i Kategorisë së Parë shpallur në vitin 1999 nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe e mbrojtur me ligj, dhe njëkohësisht të ndjeshëm ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj urё me rëndësi të madhe historike dhe arkitektonike, gjithashtu të indinjuar ndaj mosreagimit të institucioneve përgjegjëse, kemi vendosur të realizojmë këtë marshim sot, së bashku me qytetarë të tjerë Kurbinas dhe jo vetem. Ky është vetem një nga aktivetet që ne këmi ndërmarrë. Në janar të këtij viti kemi iniciuar një peticion online, për të cilin jemi të lumtur të komunikojmë që ka pasur mbi 3000 nëshkrime, por nuk jemi aq të lumtur kur komunikojmë që një numer i tillë qytetaresh nuk është marrë seriozisht nga Institucionet përgjegjëse.

Plotësisht të vetëdijshëm se mbrojtja e trashëgimisë tonë është një detyrë qytetare dhe patriotike, gjykojmë dhe besojmë se këto aktivitete duhet të nxisin reagimin e institucioneve përgjegjëse në hartimin dhe zbatimin e një plani emergjent për ndalimin e shkatërrimit të urës.

Lexo edhe:

No Content Available

Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shёmbjen. Pjesërisht nga erozioni natyror, dhe rreshjet e shumta të dimrit që shkoi, dhe masivisht nga dora e njeriut. Urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit, nuk e shkatërroi vetem natyra, por babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit, që prej 3 dekadash shfrytëzojnë këtë lumё për të nxjerrë inerte për ndërtim, pa kontroll, ilegalisht dhe legalisht kur bëhët fjalë për kompanitë e kontraktuara nga shteti.

Ura me Harqe, është ndërtuar dhe projektuar nga Inxhinieri Italian Z. Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga Italia.

Zbatimi i projektit të Urës së Zogut u bë nga inxhinieri i shquar shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier, i cili ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë.

Ura është ndërtuar brenda një viti dhe është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore.

Stili i harqeve të saj dhe detajet të tjera arkitekturore ishin një risi për kohën kur është ndërtuar dhe akoma sot në Universitetin e Inxhierisë trajtohet dhe studiohet stili inovativ i kësaj Urë.

Në mënyrë të paligjshme kompani ndërtimi me lidhje deri në strukturat më të larta qeveritare kanë shfrytëzuar pa kriter shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte.

Zhavorri i lumit është përdorur për ndërtimin e rrugëve nga kompanitë e ndërtimit të lidhura me qeveritë.

Inxhinierë, kurator arti, historianë e ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe banorë të zonës duhet të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të shpëtuar Urën e Zogut, që të japin kontributin dhe ekspertizën e tyre për të shpëtuar këtë pasuri arkitekturore.

Ura e Zogut do duhej të ishte një prej atraksioneve turistike në Qarkun Lezhë, me të cilën shqiptarët kanë mundësinë të njohin një pjesë të arkitekturës së viteve 30 në veprat publike.

Kjo urë është pjesë e memories së kombit, dhe përfaqëson një kohë kur orientimi i vendit ishte drejt Perëndimit, strehës natyrale të Shqipërisë.

Qeveria duhet të nxjerrë një vendim për ndalimin e kompanive të ndërtimit të shfrytëzojnë lumin Mat për nxjerrje inertesh.

SPAK duhet të nisë një hetim lidhur me këto kompani që prej 3 dekadash kanë abuzuar me këtë pasuri publike.

Shfrytëzimi i lumit Mat për ndërtim HEC-esh ka pasur jo pak impakt në degradimin e urës së Matit dhe veprave të tjera publike përgjatë këtij lumi.

Për gjithçka u tha më sipër, Organizata Sebastia dhe gjithë qytetarët që kanë firmosur peticionin për Mbrojtjen dhe rimëkembjen e saj kërkon nga Ministira e Kulturës, nga Instituti Kombëtar I Trashëgimisë Kulturore, nga Bashkia Kurbin dhe Bashkia Lezhë;

  1. Të merren masa emergjentë për ndaljen e rrënimit të urës.
  2. Të hartohet një projekt nga specialistët e fushës për mbrojtjen afatgjatë të kësaj vepre historike. dhe të zbatohet ky projekt.

Nuk mjafton më të ngrini grupe pune për vlerësimin e dëmeve dhe kjo vetem në letra, sipas përgjigjes së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, por duhen aksione konkrete për Mbrojtjen e saj. Përndryshe, me këtë rënd dite shkatërrimi, do vijë një dite kur Shqiptarët dhe Shqipëria do të mbesë pa një identitet.

Etiketa: ura zogut boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Cili është qarku me më shumë pacientë të shtruar në spitalet Covid në Tiranë?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com