• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Largimi i Berishës, Enno Bozdo: Basha shkeli statutin, të dorëhiqet

14:50 : 17/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Eksperti i ekonomisë në Partisë Demokratike, Enno Bozdo, komentoi në rubrikën “Opinion”, në New24, vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për Enno Bozdon, ky është një vendim i gabuar dhe në shkelje të statutit të PD, ndaj dhe sipas tij, Basha duhet të bëjë një hap pas, të japë dorëheqjen, dhe t’i hapë rrugë një lidershipi i të ri në PD.

Pyetje: Nisja e aksionit të Berishës … ishte i drejtë vendimi i Bashës për ta përjashtuar ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar i PD?

Bozdo: Jo, vendimi ishte politik dhe duhej trajtuar në mënyrë politike. Vendim politik do të thotë, kur Kryesia, ose Kuvendi Kombëtar, ose dhe anëtarësia, të konsutleohshin dhe të shprehnin mendimin e tyre për një situatë të tillë, që realisht është shumë problematike për PD. Mbajtja e vendimit në mënyrë personale nga Basha nuk ka të bëjë me rregullat e partisë apo me statutin, ndaj është provokuar kjo krizë, ku jemi sot. Unë nuk e di pse e bëri, atë e di vetëm Basha dhe njerëz shumë të afërt të tij, por mua më shqetëson kriza ku është futur PD, e cila është futur në krizën më të rëndë në këto 30 vite.

Unë personalisht kam pritur që Berisha të bëjë vetë hapin e parë, dhe kjo për mua ka qenë vendim i gabuar, se e çoi partinë në drejtim të paditur. Por, nga Basha prisja veçanërisht në këtë situatë të respektonte statutin e PD. Kjo është një parti politike dhe si e tillë procesi duhet politik. Aq më tepër, ajo që mua nuk më shkon, nëse është e vërtetë, siç thonë zyrtarët e lartë në PD, se e bëmë këtë se e kërkoi Amerika. Kjo është një turp! Midis SHBA dhe çdo lloj prioriteti tjetër, prioritet absolut janë SHBA. Por, mënyra is bëhet procesi, vendimmarrja e fshehtë, e shpallur 20 minuta para se të fillonte procesi, ku nuk kishte asnjë mundësi të mblidhej Kryesia apo anëtarësia, nuk kishte kuptim. Di që është bërë një gabim. Partia nuk është personale Lulzim Bashës, por e të gjithëve. Edhe unë kam aksionet e mia aty, edhe të tjerët, ndaj dhe duhej respektuar statuti. Kjo luftë sot, që dukjet se ka shpërthyer, nuk është aspak në dobi të demokratëve, por edhe shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Është e pakuptimtë që Berisha të kërkojë të rikthehet në krye të PD, por Basha duhet të bëjë një hap pas për t’i lënë rrugën një zgjidhjeje tjetër. Kjo do të thotë që Basha të japë dorëheqjen, t’i hap rrugën një lidershipi tjetër, në të kundërt partia do të futet në llogore. Demokratët nuk kanë nevojë fare të shohin se kush do të fitojë, Basha apo Berisha, por duan të bëjnë opozitë me një PD thellësisht ndryshe, me njerëz tjerë, më kauza të reja politike. Këtë presin edhe shqiptarët sot.

Etiketa: Enno BozdoPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025
Para
James Mccauley/REX/Shutterstock

Del në ankand fustani që veshi Amy Winehouse para se të ndërronte jetë, zbulohet çmimi marramendës

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com