• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autoritarizmi konkurrues në Ballkanin Perëndimor

12:08 : 17/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Rritja e demokracisë iliberale ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet dhe Shqipëria ka qenë në përpjestim të drejtë me propagandën mbi unioni ballkanik, shengenin ballkanik, mini-shengenin apo së fundmi Ballkanin e Hapur, sinonime që në rastin më të mirë janë mbivendosje e CEFTAs apo Procesit të Berlinit, në rastin më të keq përpjekje për të rikrijuar Jugosllavizmin e Ri nën hegjemoninë e Beogradit. Jo më kot, skepticizmi i Malit të Zi dhe Bosnje-Herzegovinës që kanë vite që ndjejnë mbi kurriz përpjekjet ruso-serbe për minim të sovranitetit të tyre në cdo formë dhe mënyrë, për mos të përmendur Kosovën, qëndrimi i klasës politike të së cilës është unanim në lidhje me këto projekte që duket se rivalizojnë perspektivën europiane të klubit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Demokracia iliberale, si term i përdorur së pari nga Orban në Hungari, i referohet “një sistemi qeverisës në të cilin megjithëse zhvillohen zgjedhjet, qytetarët janë të kufizuar nga njohuritë në lidhje me aktivitetet e atyre që ushtrojnë fuqi reale për shkak të mungesës së lirive civile” ose një tjetër që i referohet kufizimeve të imponuara nga politikat që janë miratuar (ose propozuar) nga partitë politike në qeveri me qëllim të qëndrimit në pushtet pafundësisht duke mbajtur zgjedhje konkurruese.

Ky term që studjues të ndryshëm i janë referuar dhe me terma të ngjashëm, si “autoritarizëm elektoral” (Schedler 2013), “autoritarizëm konkurrues” (Levitsky and Way 2010) apo “demokraci me cen” (Merkel 2004) në fakt tregon se si duke përdorur teknika të ndryshme elektorale, autokratët e kësaj qosheje të Europës Juglindore kanë mundur të rezistojnë për dekada të tëra në pushtet. Manifestime të kësaj janë qëndrimi për mbi dy dekada në pushtet i Gjukanoviqit në Mal të Zi, i Vuçiqit në Serbi, Gruevski që qëndroi mbi një dekadë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Edi Rama në Shqipëri që në total i bëhen rreth 22 vjet në pushtet (lokal dhe qëndror) etj.

Shembuj empirikë të politikës iliberale që synojnë përbërësin elektoral të demokracisë, të identifikuar në vendet e Evropës Juglindore, përfshijnë ndër të tjera: kufizime ligjore ose fizike, të miratuara në pjesë të popullatës, të cilat kufizojnë të drejtën e tyre për të votuar ose për të kandiduar për detyra; ndryshime në rregullat elektorale në mënyrë që ata favorizojnë detyra; pengimi i regjistrimit të votuesve dhe shkelja e listave zgjedhore; zonat elektorale të rregulluara në mënyrë të tillë që prodhojnë një rezultat elektoral që qartazi favorizon njërën palë; kontrolli i partive politike i komisioneve zgjedhore; frikësimi dhe kufizimi i partive opozitare dhe kandidatëve të pavarur, qoftë ligjërisht, financiarisht ose fizikisht, dhe mbajtja e tyre nga votimi; ligje ose rregullore që penalizojnë kritikën e qeverisë publike ose diskutojnë tema të caktuara; ndalimet ose kufizimet e asamblesë dhe shoqatave publike dhe kufizime të tjera për lirinë e shprehjes; politikat dhe veprimet që synojnë pavarësinë editoriale, financiare dhe të personelit të mediave dhe gazetarëve dhe që censurojnë median ose çojnë në vetë-censurim; përdorimi i fondeve qeveritare për qëllime partizane dhe fushata; dhe preferencat e alokimit buxhetor që përputhen ngushtë me qëllimet partizane dhe strukturat e partisë, siç ka argumentuar së fundmi Damir Kapidzić në një artikull shkencor që analizon vendet e rajonit.

Lexo edhe:

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

Modeli i republikës tonë

Ndërsa këto janë vënë re nga matjet sasiore dhe cilësore në terren në vende si Serbia, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Herzegovina apo Mali i Zi, në rastin e Shqipërisë e cila bashkë-ndan shumëçka u nënvizua më sipër, mund të shtojmë dhe përdorimin masiv të administratës së papolitizuar publike që është shtuar me rreth 12 mijë punësime nepotike dhe militanteske bash në prag fushatë zgjedhore, forma të shitblerjes së hapur të votave apo infiltrim të paarave të pista dhe të trafiqeve për tjetërsim të rezultatit të votimit.

Mungesa e vendim-marrjeve si rezultat i vonesave të përligjura ose jo të gjykatave kushtetuese dhe të lartë, mungesa ose mangësia e institucioneve të tjera të rëndësishme ligjzbatuese, mungesa e pavarësisë reale të institucioneve të pavarura, atrofia e një pjese të madhe të së ashtuquajturës shoqëri civile dhe fragmentarizimi mediatik, krijojnë gjithashtu kushtet për shpërpjestimin iliberal të demokracisë shqiptare ende në pelena. Pa pushtet të tretë dhe pushtet të katërt të dobët, pushteti ekzekutiv kalëron omnipotent mbi një legjislativ sa formal aq edhe fiktiv dhe jo vetëm që nuk mund të flasim për kontroll dhe balancë pushtetesh por as për një ndarje formale mes tyre. Aq më pak që jemi në kushtet kur pushteti qëndror dhe lokal janë ende njëngjyrësh. Në këto kushte, të bërit gjasme sikur garohet është garancia e vetme se gara do jetë e paracaktuar të prodhojnë një rezultat të caktuar. Pa qenë nevoja të bëjmë Kasandrën.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
Para

SHBA e pranon: Sulmi jonë me dron vrau 10 njerëz në Kabul pak para tërheqjes

TË GJITHA

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

16:14 : 08/09/2025

Kantierët që nuk mbarojnë/ Mijëra fëmijë në Kombinat e Astir, “eksod” për t’u shkolluar

16:13 : 08/09/2025

“Ruji fëmijët….”/ Ja si Ragip Gila udhëzonte të vëllanë për armët dhe dr*gën që iu gjetën në banesë

16:06 : 08/09/2025

Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit

15:51 : 08/09/2025

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër torturës

15:40 : 08/09/2025

I dënuar për trafik dro*e, arrestohet në doganën e Muriqanit 39-vjeçari gjerman

15:37 : 08/09/2025

SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

15:30 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com