Mësohet se janë mbyllur hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi para djalit të mitur 14 vjeçar në dhjetor të vitit 2020.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi shëndetin e tij mendor dhe ka rezultuar pa probleme.
Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar në zonën e Astirit, në banesën e dy motrave.
Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjecari nuk pranonte ndarjen nga motrat, me të cilat kishte lidhje jashtë martesore.
Pas vrasjes së dy motrave Kristina dhe Zhaneta, Përparim Ademi ka shkuar në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës ku është dorëzuar dhe ka pranuar që ka kryer krimin.
Në dëshminë e dhënë nga vetë Përparim Ademi, ka deklaruar se me Zhanetën dhe me Kristinën ka pasur njohje që para 30 vjetësh me të cilat ka pasur edhe lidhje jashtëmartesore. Ai pretendon se ka dhe fëmijë me të dyja, ndrësa pohon se ka punuar me to në Greqi dhe Francë për disa vite.