• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fluturimi i parë rreth orbitës së Tokës me turistë të hapësirës

20:04 : 14/09/2021
në BOTA

Të mërkurën nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s do të niset drejt orbitës së Tokës ekuipazhi i parë civil në botë, në përbërje të të cilit janë katër persona. Ky zhvillim shënon hapin e parë të madh të turizmit hapësinor deri më tani.

Kushtet e motit janë 70 për qind të favorshme për nisjen e planifikuar të katër amerikanëve, Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Chris Sembroski dhe Sian Proctor. Ata do të nisen nga e njëjta platformë (Pad 39A) e stacionit të hapësirës që u përdor për misionet historike në Hënë të misioneve Apollo, gjatë viteve 1960 dhe ‘70.

Ekuipazhi do të fluturojë në bordin e anijes hapsinore “Crew Dragon” të ndërtuar nga SpaceX, kompania private, e cila ka nisur dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija hapësinore, plotësisht e automatizuar, do ta ngjisë ekuipazhin në një lartësi prej 575 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës, pak më lart sesa pozicioni aktual i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, si dhe i teleskopit Hubble.

SpaceX njoftoi se katër turistët hapësinorë “do të kryejnë kërkime shkencore të projektuara për të avancuar shëndetin e njeriut në Tokë”, përpara se të rikthehen pas tre ditësh.

Misioni, i quajtur “Inspiration 4”, do të udhëhiqet nga 38-vjeçari Isaacman, një sipërmarrës miliarder në fushën e teknologjisë, i cili thuhet se i ka paguar kompanisë SpaceX disa miliona dollarë për fluturimin. Pjesë e ekuipazhit është edhe 29-vjeçarja Arceneaux, një e mbijetuar e kancerit të kockave, e cila ka një shufër titani në këmbën e saj, gjë që e bën atë personin e parë që fluturon në hapësirë me një protezë. Chris Sembroski një inxhinier 42-vjeçar i cili punon në industrinë e aviacionit, si dhe 51-vjeçari Sian Proctor me profesion gjeolog dhe profesor kolegji, i cili në vitin 2009, ishte një nga finalistët e konkursit të NASA-s për të qënë astronaut. /VOA

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

17:43 : 03/10/2025
BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
BOTA

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

17:10 : 03/10/2025
BOTA

Qeveria spanjolle propozon që aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

17:06 : 03/10/2025
SPORT

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025
Para

Emrat/ Kultivuan 950 rrënjë kana*is, arrestohen dy shqiptarë

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

17:43 : 03/10/2025

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

17:10 : 03/10/2025

Qeveria spanjolle propozon që aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

17:06 : 03/10/2025

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

16:41 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com