Kamera edhe në shtëpi/ Rrëzohet projekti i Teleperformace Albania për të ‘ruajtur’ punonjësit edhe në banesë

Një nga kompanitë më të mëdha të Call Center në Shqipëri Teleperformace Albania, e cila operon edhe në disa vende të tjera të botës, tentoi vitin e shkuar që të vendoste kamera në shtëpitë e punonjësve për t’i monitoruar, por ky vendim është rrëzuar.

Lajmi se kjo komani kërkonte të monitornte punonjësit edhe në shtëpi bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare si The Guardian dhe NBC News.

Projekti i monitorimit të punonjësve do të bëhej fillimisht në Shqipëri më pas në vendet e tjera, por ky projekt pilot dështoi pas kundërshtimit të fortë të bërë nga Sindikata Solidariteti.

Njoftimi i plotë i Sindikatës Solidariteti:

MONITORIMI I PUNETOREVE ME KAMERA NGA SHTEPIA TASHME CESHTJE NDERKOMBETARE

Dy gazetat prestigjoze, The Guardian dhe NBC Neës, kane shkruar rreth kesaj ngajrjeje.

Njoftim për shtyp

Sic e dini, ne Shqiperi, ne muajt e fundit te vitit 2020, nje nga kompanite me te medha te sektorit call center, Teleperformance Albania, kishte nisur nje proces per instalimin e kamerave ne shtepite e punetoreve per monitorimin e tyre edhe ne shtepi. Pas disa muajsh perpjekjesh dhe kundershtimesh nga Sindikata Solidariteti, Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale doli me nje vendim sipas te cilit ishte i paligjshem perdorimi i kamerave ne shtepi per te monitoruar punetoret gjate orarit te punes.

Ky projekt nuk do aplikohej ne Shqiperi, por ne te gjitha vendet e botes ku kjo kompani ushtron aktivitetin e saj, mirepo, me ndalimin e saj ne Shqiperi, nje gje e tille u pamundesua qe te behej dhe ne vendet e tjera.

Kjo ngjarje ka terhequr vemendjen e mediave me prestigjoze nderkombetare dhe besojme se do perbente interes edhe per publikun shqiptar qe te ishte me i informuar rreth saj.

Per detaje dhe te dhena te tjera me te sakta rreth ngjarjes ju lutemi te na kontaktoni ne: [email protected] dhe 068 274 6398

LEXO EDHE  Aksidenti me 6 të plagosur, policia jep detajet