Adriana Matoshi shtatzënë me të dashurin 19 vite më të ri? Mjeku i saj zbulon të vërtetën

Marrë nga "Instagram"

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi është përfolur gjatë për marrëdhënien e saj të dashurisë me futbollistin, Keith Groeneveld, për shkak të diferencës së madhe në moshë. I dashuri i saj është 19 vite më i vogël se ajo, por dyshja janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi ndjekësit e dyshes kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.

LEXO EDHE  Olsi Bylyku tregon historinë e trishtë: Fitova audicionin në 'Portokalli' ditën që më vdiq gjyshi

“Si shtatzënë po dukesh!”- shkruanin ndjekësit e saj.

Adriana ka reaguar menjëherë dhe u ka dhënë fund dyshimeve. Ajo shpërndau në Instagram një postim ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.