• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

“Ushtria afgane nuk dinte as shkrim e këndim. Vendi ishte një kleptokraci”/ Dokumentari me detaje tronditëse nga lufta në Afganistan

21:12 : 06/09/2021
në Lajmet e Dites

“Pika e kthesës: 9/11 dhe lufta ndaj terrorit”, ky është dokumentari i publikuar në Netflix, që tregon se si dështoi lufta amerikane 20 vjeçare në Afganistan.

Në dokumentar jepen detaje mjaft tronditëse, për korrupsionin, mungesën totale të një strategjie për Afganistanin dhe faktin se edhe vetë ushtarët amerikanë, përgjatë viteve nuk e kuptonin më se çfarë po bënin në atë vend dhe për çfarë po luftonin.

Aty shpjegohet se si vetë komandantët e luftës e pranonin që nuk pati strategji dhe një përkufizim se çfarë ishte fitore. Afganistani ishte zhytur në një kleptokraci, të ngjashme me një tumor të trurit, që sigurisht në fund rezulton fatal.

Strategjia e largimit të amerikanëve nga Afganistani, ishte e bazuar në përgatitjen e ushtrisë afgane. Problemi është, që kjo thjesht nuk funksionoi atje. Ushtarët pinin hashash, në mes të luftimeve, nuk vishnin pajisjet mbojtëse dhe kryenin krime rregullisht. E shisnin karburantin, armët, makinat të cilat u ishin dhënë nga amerikanët dhe aleatët.

Ja si e shpjegon gjenerali John Allen, komandant i ushtrisë amerikane në Afganistan, se si ushtrisë amerikane i’u desh të trajnonte afganët, duket filluar nga bazat, shkrim e këndim, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre nuk dinin ende alfabetin dhe numrat.

Lexo edhe:

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

“Niveli shumë i ulët i shkrimit e këndimit në popullin afgan, do të thoshte që ne e nisëm trajnimin e forcave afgane, me mësime se si të lexonin dhe të numëronin, pra niveli i klasës së parë. Kaq bazike ishte kjo gjë. Pra ne po krijonim minimumin e mundshëm të edukimit mes forcave afgane, ndërkohë që edhe i trajnonim këto forca, ndërsa i shtynim në operacione luftarake”, thotë ai.

John Sopko, inspektor special për rikontruksionin e Afganistanit, jep detaje në kufijtë e qesharakes, lidhur me korrupsionin endemik në vend dhe shifrat marramendëse që shpenzuan amerikanët për këtë luftë.

“Ne shpenzuam shumë para, shumë shpejt, në një vend të vogël, me shumë pak mbikqyrje. SIGAR është zyra e gjeneralëve inspektorë, detyra jonë është të shohim se si shpenzohen paratë për rikontruksionin në Afganistan. Pra, ne investigojmë mashtrimin, harxhimet e kota, abuzimin. Kemi qenë atje për 18 vjet dhe kemi shpënzuar më shumë para në rindërtim, sesa shpenzuam në planin Marshall për të rindërtuar Europën.

Kur unë vajtja atje, shumë prej parave ishin shpenzuar me shumë pak mbikqyrje. Nga 140 miliardë dollare, rreth 80% kanë vajtur për sigurinë, pra pagesat e policëve, marrja në punë e policëve, uniformat, armatimet, shtrimet në spital. Politikanët lokalë dhe krerët e luftimeve, i morën të gjitha kontratat. Afganët e kuptuan se njerëzit e pushtetshëm, po paguheshin nga qeveria amerikane, nga aleatët dhe po bënin shumë para. Ne gjetëm shumë kontrata që nuk kishin funksionuar, ishin dështime totale.

Mendoj se një nga më të mëdhatë, ishte blerja e një avioni për suportin ushtarak, për afganët, një avion i vogël kargo, për të cilin harxhuam 400 milionë dollarë dhe e blemë në Itali, italianët e ofruan. Thjesht nuk mundi të fluturonte. Ishte një dështim total, u kthye menjëherë në skrap.

Një tjetër shembull nga konstruksioni ushtarak, ishte ajo që ne e quajme “64-K”, një ndërtesë 64 mijë ft. Gjenerali i Marinsave, që ishte në detyrë, i tha ushtrisë që nuk duhet, sepse nuk do ta përdor asnjëherë, nuk do të jem këtu kur të mbarojë, mos e ndërtoni. Por ushtria e ndërtoi gjithsesi. Mendoj se ishte një katastrofë 36 milionë dollarëshe, sepse nuk u përdor kurrë.

Një tjetër nga idetë e tyre, ishte të merrnin dhi italiane me ngjyrë të bardhë, për t’u çiftuar me dhitë lokale dhe të krijonin dhi të lumtura, për të përmirësuar industrinë e kashmirit. Donin rezultate të shpejta. Personi që u punësua për këtë gjë, që dinte diçka për rritjen e dhive dhe industrinë e kashmirit dhe dorëheqjen sepse kjo gjë nuk bëhej për një apo dy vite. Ajo tha se duheshin dhjetë vjet. Shumica e dhiva duhet të asgjësoheshin, për shkak të sëmundjeve, prej vendit ku u mbajtën, ndoshta nga mjedisi, nuk mbijetuan. Pas një viti, ne nuk gjetëm më asnjë prej dhive.

Ushtria amerikane vendosi që t’ju japë uniforma kamuflazhi ushtrisë afgane. Ne e lejuam gjeneralin që ishte në krye të ushtrisë afgane, që të zgjidhte modelin e uniformave të kamuflazhit. Atij i pëlqeu një model, me ngjyrë si një pyll jeshil. Problemi është që më pak se 4% e afganistanit përbëhet nga pylli. E dyta, ai zgjodhi një model nga nje libër, modelin e të cilës nuk e kishte në pronësi ushtria amerikane. Ne paguam shtesë për këtë model. Pra ne blemë dhe paguam, uniforma me një çmim 30-40% më të lartë se uniformat normale, por blemë edhe uniformën e gabuar…

Gjithmonë më pyesnin, pra sa para kemi shpërdoruar? Mblodhëm një grup njerëzisht, të përcaktonin se cfarë ishte shpërdorim, cfarë ishte mashtrim dhe cfarë ishte thjesht budallallëk. Ne shqyrtuam vetëm rreth 60-70 miliardë dollarë dhe na rezultoi se rreth 30% e parave, i identifikuam si të humbura, prej mashtrimit, shpërdorimit dhe abuzimit“, tha ai.

Rezultati i të gjithë këtij kaosi, rikthimi i talebanëve pas 20 vitesh!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
Para

Asambleja e PS/ Nesho: Rama zhduku individualitete, të tjerët janë kukulla

TË GJITHA

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com