Kalo mesazh qytetarëve: Kujdes me përdorimin e pavend dhe në doza të larta të antibiotikëve

Duke marrë shkas nga rritja e rasteve me COVID si pasojë e përhapjes së variantit Delta, mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo shprehet se vaksinimi dhe imunizimi natyral, së bashku me rindezjen e motorit të fikur të vetëndërgjegjësimit, do të ndihmojë në kapërcimin e koronavirusit.

Në një postim në “Facebook”, Kalo këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me përdorimin e antibiotikëve.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane…..6.09.2021…Një javë të mbarë pëju miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Nga observimet epidemiologjiko-kliniko-biologjiko-imazherike të të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, qartazi shihet se varianti Alpha i tij ende prek jo pak të sëmurë, krahas përhapjes “si vaji në lakra” të variantit Delta apo varianteve të tjera të këtij virusi jetëlëndues e jetëmarrës….Shtimi i numurit të të sëmurëve në popullatën e gjërë sidomos në ata ende të pavaksinuar, mundet t’i vihet si barrë variantit Delta që po dominon tablonë epidemiologjike të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, POR agresiviteti në ecurinë dhe në përfundimin fatal të shumë të sëmurëve këto javët e fundit, qartazi lidhet me “një rizgjim” të aktivitetit dhe lëndimeve të shkaktuara nga variantet e mëparëshme të këtij virusi…KURRË nuk duhen nënvlerësuar MASAT e treguara të vlefshme ndër shekuj, në paksimin e mundësisë së përhapjes së viruseve aerogenë MHD (Maskë në mjediset e mbyllura e të mbipopulluara, Higjenë personale e kolektive si dhe Distancim fizik aty dhe kur është e mundëshme të realizohet ai)….Vaksinimi në ndihmesë të masave të mësipërme dhe IMUNIZIMI NATYRAL pas kalimit të Covid-19, së bashku me masat e mësipërme si dhe me rindezjen e motorit të fikur të VETNDËRGJEGJËSIMIT, me siguri do na ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese të re në udhën e fitimit të betejës me “këtë armik të padukshëm”….KUJDES kolegë mjekë apo farmacistë me përdorimin e parakohshëm ose të pavend të Antibiotikëve dhe Kortikoideve, shpesh në doza të larta dhe kohëzgjatje marramendëse….

LEXO EDHE  Tiranë/ Ishte shpallur i humbur, gjendet i pajetë

Përpos Antibiorezistencës së mikroorganizmave qarkulluese, të cilat mundet t’i mbivendosen një infeksioni viral si Sars-Cov2/Covid-19 ose Virozave të tjera stinore, të nxitur nga përdorimi vënd e pavënd i Antibakterialëve/Antibiotikëve, një ROL NEGATIV në përgjigjen imunitare të organizmizt ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”, po luajnë dhënia e dozave të larta (mbi 1 mg për kilogrampeshë të cilat janë doza imunosupresore) të Kortikoideve, qysh me dyshimin e infeksionit në fjalë dhe në kohëzgjatje të pa justifikueshme…..Studimi i fundit i ISHP-së qartazi shprehet se :”Nga 1500 të sëmurët e përfshirë në studim vetëm 54% e tyre kanë krijuar Imunitet pas kalimit të Covid-19, pikërisht për shkak të përdorimit të kortikoideve me doza të larta, që në fillimet e sëmundjes.” (Dr. B. Malaj e bashkp.),,,,,KURRË nuk është vonë të nxjerim mësime nga gabimet e mundëshme të bëra në përballjen me Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19…..DËGJONI më me kujdes këshillat e profesionistëve të fushës, dhe më pak vesh e mëndjehapur ndaj GJILLOLLOGËVE, të cilët fatkeqsisht po gëlojnë shumë këto muajt e Pandemisë…. Vjeshta e vonë dhe Dimri do “hedhin në tregun e virozave të stinës” viruse të tjerë respiratorë sidomos viruset e Gripit stinor, të cilët edhe ato do shkaktojnë jetëlëndimet dhe jetëmarrjet e tyre…. ANDAJ masat për paksimimin e mundësisë së përhapjes së Sars-Cov2/Covid-19: VETNDËRGJEGJSIM, MHD, VAKSINIM (ndaj Gripit në këtë rast, përpos vaksinimit ndaj Sars-Cov2), do jenë po aq të dobishme edhe ndaj këtyre virozave stinore…. NE të gjithë ishim, jemi dhe do të vijojmë të jemi si kurdoherë këtu në vijën e parë të përballjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….. Përkujdesi, Puna dhe Profesionalizmi ynë do të jenë gjithmonë në Shërbimin tuaj….. Together forever!!!