Vr*tet me armë një person në Tropojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e stome në Tropojë, ku është ekzekuruar me armë një person.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur  në kërkim autorin e dyshuar.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.Goci, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ismailiaj, banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE  Rrëfimi i shqiptarit: Në Itali shpërndaja dr*gë e bëja lekë, i theva të gjitha rregullat