Kthimi i shqiptarëve të ardhur në Shqipëri për pushime gjatë verës për në vendet ku ata punojnë ka nxjerrë në pah një superskandal që po ndodh me laboratorët që bëjnë tamponet në pikat kufitare, porte dhe aeroport.
Një emigrant shqiptar ka dërguar një mesazh me videon në ‘JOQ’ ku tregon se në momentin që do t’i duhej për tu kthyer në vendin ku punon i është dashur që bashkë me familjen e tij prej 5 anëtarësh të bëjë tamponin në portin e Durrësit, për të parë nëse ishte pozitiv apo negativ nga ‘Covid’.
Qytetari tregon se ‘Ansi Lab’ që ka marrë dhe koncensionin për tamponet në portin e Durrësit ju ka kthye përgjigje për 5 minuta, duke ju marrë vetëm emrat dhe pa bërë asnjë veprim tjetër.
Sipas qytetarit pasi i pyetën për emrin brenda 5 minutash ju erdhën fletët me përgjigje negative.
Por ky nuk ëhstë vetëm një rast, pasi të gjithë shqiptarët që duhet të kalojnë në portin e Durrësit, Vlorës apo dhe në Rinas e marrin përgjigjen e tamponit brenda pak minutash, por jo përgjigjen reale, atë të falsifikuarën.
Ajo që e bën edhe më të madh skandalin është se nga njëra anë qeveria shqiptare po kërcënon çdo ditë qytetarët se do të bëjë me detyrim vaksinën, si dhe çdo ditë po rriten rastet e reja, ndërkohë nga ana tjetër të gjithë qytetarët që hyjnë dhe dalin jashtë vendit dalin negativë.
Pra laboratoreve që kanë marrë të drejtën për të bërë tamponet në Durrës, Vlorë, Tiranë dhe në të gjithë vendin nuk ju intereson aspak gjendja reale e e qytetarëve, por vetëm 25 eurot që fusin në xhepin e tyre.
I gjithë ky skandal, kjo padrejtësi dhe lojë që bëhet me jetën dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë lidhet drejtpërdrejtë me ata që na qeverisin, pasi nuk ëhstë hera e parë që denoncohen raste të tilla, por deri më so nuk ka as edhe një aksion apo masë ndaj shkelësve apo ‘vrasësve’ (Falsifikimi i vaksinimit është krim me dashje).