‘Në Gjermani kanë ardhur kriminelë, përdh*nues dhe p*dofilë’/ BILD publikon emrat dhe fotot

Media gjermane “Bild” raporton se mes 200 personave që kanë shkuar drejt Gjermanisë nga Afganistani, 20 prej tyre janë kriminelë.

Pedofilë, përdhunues, të dënuar për drogë apo kriminelë që kanë përdorur armë. Këto janë disa nga karakteristikat e disa prej afganëve që kanë mbërritur në Gjermani, bashkë me të tjerë, dosjet e të cilëve janë hulumtuar nga “Bild”.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer kritikoi ashpër faktin që nuk pati mjaftueshëm rishikim të rasteve. Disa raste të “kalibrit të rëndë” kanë ardhur në Gjermani, thotë ai.

Pa asnjë verifikim, njerëzit sulmuan makinat e transportit për të ikur nga Afganistani në Gjermani. “Kushdo që ishte i ri, mashkull, i fortë dhe i gatshëm të përdorte dhunën kishte shansin më të mirë për të kaluar”, tha një dëshmitar, duke përshkruar situatën, shkruan “Bild”.

Rezultati? Në aeroplanët që fluturuan për në Gjermani nëpërmjet Tashkentit, kishte në pjesën më të madhe jo vetëm personel lokal që kishte punuar për Gjermaninë – siç ishte premtuar nga kancelarja Angela Merkel. Por mbi të gjithë ishin të fortët që mundën të hipnin në avion – përfshirë kriminelët më të frikshëm dhe njerëzit që ishin dëbuar nga Gjermania.

Sardar Mohammed dhe Khwahja Rashed

Mes kriminelëve “Bild” veçon:

1-Sardar Mohammed, i dënuar për abuzim seksual me fëmijët. Sardar Mohammed M., i cili u dënua me tetë vjet e tre muaj burg për abuzim seksual të fëmijëve në Gjermani. Ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij për vite me rradhë. Sulmi i parë ndodhi kur vajza ishte nëntë vjeç. Në Shkurt 2019 ai u deportua në Afganistan. Tani ai është kthyer në Gjermani dhe në paraburgim. Ai ende duhet të shërbejë 177 ditë para se të lirohet. Edhe pse, sipas autoriteteve, ekziston “rreziku i përsëritjes”.

LEXO EDHE  Video/ Gruaja shtatzënë tenton të hidhet nga dritarja për ti shpëtuar dhu*ës së bashkëshortit

2-Omed F, i dënuar për sulm seksual dhe përdhunim. I dënuar për sulm seksual dhe përdhunim. Gjithashtu u deportua në shkurt. Ai në fakt u ndalua të hynte në Gjermani deri në shkurt 2024, por qeveria federale e ktheu atë. Tani përdhunuesi po ecën nëpër Gjermani si një njeri i lirë.

3-Khwahja Rashed, i dënuar për sulm të rrezikshëm me armë. I dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg për sulm të rrezikshëm me armë. Ai gjithashtu është kthyer në burg në Gjermani. Ai u deportua vetëm në shkurt. Tani nuk mund të kthehet më në Afganistan sepse është i ndaluar dëbimi. Ai kishte edhe 86 ditë dënim për të kryer.

4-Obaidullah A, i dënuar për trafik droge dhe sulm. I dënuar në Gjermani për trafik droge, sulm dhe shkelje. Dëbuar në shkurt 2021, ndalimi i hyrjes deri në vitin 2024. Edhe ai tani po lëviz nëpër Gjermani si një njeri i lirë sepse arriti tw hipë në një nga fluturimet e evakuimit pa u kontrolluar.

Deri më tani rreth 5 mijë persona nga Afganistani kanë mbërritur në Gjermani. Prej tyre vetëm 168 janë punonjës lokalë dhe vetëm 469 janë qytetarë gjermanë. 257 prej tyre nuk kanë asnjë dokument identifikimi. Dyshohet se numri i kriminelëve mund të jetë më i madh se 20.