• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetarët mercenarë – prej Enver Hoxhës tek Edi Rama

19:17 : 30/08/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Shpesh vras mendjen se si ishte e mundur që Enver Hoxha mbretëroi për 45 vite me rradhë – megjithse Shqipërisë nuk i kanë munguar burrat trima dhe mendjet e iluminuara. E vërtetë se ai mbretëroi përmes terrorit – por gjithësesi – njerëz ishin edhe ata që i zbatonin urdhërat e përbindëshit, duke u kthyer edhe vet në përbindësha. Mbi të gjitha – si ka mundësi që me mijëra intelektualë – shkrimtarë, gazetarë, poetë, artistë gjuhëtarë, doktorë dhe profesorë, inxhinierë, ekonomistë, pedagogë, ushtarakë karriere, gjyqtarë dhe prokurorë – jo vetëm që ia zbatuan urdhërat e tmerrshëm, por me shumë zellë, në shumicën e herëve tejkalonin edhe vet fantazinë e sëmurë të terroristit.

Është e vërtetë se ai kishte ngritur një mekanizëm terrori, ku në pikat kyçe kishte vendosur të besuarit e tij, por gjithësesi, është e pamundur që gjenocidi ndër ne të merrte këto përmasa, nëse nuk do të ekzistonte zelli ekstrem i një pjese të shoqërisë, veçanarisht i pjesës intelektuale të saj – posaçërisht i dy kategorive – që unë po i quaj punonjësit e medias dhe të drejtësisë.

Të merreshe me media – kjo vlen edhe për diktaturën – minimalisht duhet të përmbushje një parakusht – të njihje mirë gjuhën dhe letërsinë. Përndryshe – ti nuk do të ishe në gjendje të kuptoje botën në të cilën jetoje – e për rrjedhojë nuk mund të bëje punën e gazetarit. Po ashtu – të ishe prokuror ose gjyqtar në diktaturë, ishte e pamundur që të ishe krejt i paditur – aq i paditur sa të mos ishe në gjendje të kuptoje se nuk mund të dënohet fshatari i shkretë vetëm pse është ankuar për bukën e misrit që i ngecte në grykë.

Në fakt ata ishin ajka e sistemit, njerëz të zgjedhur dhe të trajnuar për të vrarë që në gjenezë çdo reagim, duke qenë të ndërgjegjshëm për ligësinë e tyre, duke shijuar terrorin dhe dhimbjen që u shkaktonin viktimave deri në ekstazë. Në thelb ata ishin vrasësit e vërtetë – gjakëftohtë dhe të pamëshirshëm – aq të pamëshirshëm sa të zhdukin edhe kufomat e viktimave të tyre nëpër humnera.

Lexo edhe:

No Content Available

Jo pa qëllim unë veçova këto dy kategori shërbëtorësh dhe xhelatësh, sepse, nëse prokurorët dhe gjyqtarët merrnin jetë të pafajshme, shkruesit dhe gazetarët thurnin hymne lavdie për Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës. Asnjë fjalë, asnjë zë për të pagojët – skllevër, që u merrej jeta pa të drejtë.

***

Pavarësisht faktit se kush është Edi Rama, ai e “fitoi” mandatin e tretë qeverisës përballë një populli të vrarë-shprese. Partisë Demokratike iu vodh fitorja me 100 mënyra – me ndryshime kushtetuese, me patronazhistë, me blerje të drejtëpërdrejta nga Tom Doshi dhe Aqif Rakipi, me para të thata në dorë, përmes një shteti të tërë – të nënshtruar, përmes mediave të blera, përmes prokurorisë dhe gjykatave – dhe me ndihmën e pakursyer të Ambasadores Yuri Kim.

Partia Demokratike demonizohet sistematikisht dhe fyhet publikisht prej shumë vitesh, duke u kthyer në targetin e vetëm për media dhe gazetarë – përmes shpifjeve dhe sajesave, denigrimeve dhe 1000 poshtërsive. Propaganda enveriane ngjanë minore para uraganit mediatik me 1000 gazetarë që punojnë kundër opozitës shqiptare. Kaq larg ka shkuar kjo klimë linçimi publik dhe mediatik, aq sa Rusia dhe Bjellorusia ngjajnë si vende miqësore me opozitën.

Të sulmosh opozitën pse ajo ekziston – edhe kur nuk ka asnjë pushtet, edhe kur i dorëzon mandatet parlamentare, edhe kur mbytet me bomba gaz-lotsjellëse, edhe kur vidhet hapur, edhe kur rrihet hapur, edhe kur pranon nën presion marrëveshje të dëmshme, edhe kur merr frymë – kjo mund të ketë vetëm një përkufizim – se vendi është një diktaturë, ku media dhe gazetarët janë ushtarët e shtetit të mafias.

Ka një ndryshim të madh mes mediave të kapura dhe ushtarëve-gazetarë të mafias. Mediat e kapura censurojnë lajmet rreth opozitës, nuk i japin fjalën opozitës, ndërsa gazetarët mafiozë sulmojnë nominalisht opozitën, duke shpifur dhe denigruar. Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër përveçse sulme kundër rendit kushtetues dhe demokracisë, e ngjashme me sulmet kundër hebrenjëve nga nazistët. Njësoj – në Gjermaninë naziste, të ishe një hebre ishte krim – ndërsa në Shqipërinë e Edi Ramës, të jesh një demokrat është kriminale. Përndryshe – demokratët ravijëzohen si të prapambetur, të korruptuar, që pengojnë reformën në drejtësi, madje edhe anti-amerikanë, që nuk i duhen as dreqit. Partia Demokratike vizatohet si parti jo demokratike, e pushtuar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, ndërsa vet Kryetari i Opozitës vizatohet si një njeri i paaftë, që fle gjumë – por që punon kundër interesave të vendit, është i lidhur me rusët dhe anti-amerikan i regjur.

Historia ka  shkuar aq larg – aq sa vendi është në prag të përplasjes civile. Uria në kuptimin e parë të fjalës ka përfshirë të paktën 25 % të popullsisë, ndërsa ekonomia kombëtare menaxhohet nga Mafia lokale. Ne jemi një vend i vogël, pa ndonjë peshë ndërkombëtare, prandaj nuk është se ka ndonjë kokëçarje të madhe nëse opozita shtypet. Me gjasë kjo do të vazhdojë – deri ditën kur thika të shkojë në palcë.

Shqipëria ka nevojë për Partinë Demokratike ashtu siç ka nevojë njeriu për oksigjen. Nëse Enver Hoxha e vrau opozitën në një luftë të gjatë gjenocidiale, Edi Rama po e vret me metoda të tjera të sofistikuara dhe antikushtetuese – përmes një ushtrie gazetarësh – mercenarë dhe mafiozë.

Etiketa: kodra hoxha boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Superiorja/ Merkato drejt fundit, Vllaznia dhe Partizani zyrtarizojnë afrimet e radhës

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com