Policia greke ka arrestuar një 62-vjeçar pasi ka ndjekur me thikë disa fëmijë. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një park fëmijësh. Mësohet se i moshuari i ka drejtuar thikën të miturve, duke bërë që ata të largohen të alarmuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë, duke e prangosur. Në komisariat, ai ka deklaruar se ka arritur deri në këtë veprim pasi zhurmat e tyre nuk po e linin të flinte gjumë.