• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudia/ Jorgo Goro i Himarës tender në fund të gushtit për të pastruar plazhet për vjeshtë dhe dimër

15:24 : 24/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Pak ditë më parë, Robert Aliaj, denoncoi me të drejtë situatën e plehrave në jug të vendit. “Plehrat janë fytyra jonë…”, ishte titulli i videos së tij. Por, kush duhet t’i pastrojë plehrat nga rrugët apo nga plazhet? Çdo bashki ka lidhur kontrata të majme për pastrimin dhe depozitimin e mbetjeve. Dhe, nuk mbetet pas as Himara, e cila ka pjesën më të madhe të plazheve në jug të vendit, duke filluar nga Palasa e deri në afërsi të Sarandës.

Situata e mbetjeve është alarmante në gjithë vendin dhe nuk mund të ndodhte ndryshe as në plazhe. Por, a ka zgjidhje? Nëse ata që do na drejtonin do të ishin pak të përgjegjshëm, natyrisht që po! Të gjithë shtetarët, qoftë ata qendrorët apo lokalët, e kanë mendjen te pasurimi i shpejtë. Ata bëjnë shkel e shko procedurat, ku në fund ata që e pësojnë janë turistët të huaj e vendas. Por, shikoni se çfarë ka bërë qirje Jorgo Goro, kryetari i Bashkisë së Himarës.

Faksimile: Tenderi i pastrimit të plazheve është hapur në mes të gushtit, do të zhvillohet në 30 gusht dhe ka afat deri në 31 dhjetor 2021

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Himarës ka hapur një tender me procedurë të hapur e të thjeshtuar. Por, le të analizojmë datat. Tenderi është hapur në datën 13 gusht, në kulmin e sezonit turistik. Objekti është “shërbimi i pastrimit për zonat turistike” dhe fondi limit është 7.711.782 lekë pa TVSH, ose rreth 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. “Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është deri në 31.12.2021“, thuhet në dokumente.

Por, shikoni pak datën kur do të zhvillohet tenderi: 30 gusht 2021! Pra, në fund të sezonit turistik. Sipas këtyre datave lindin disa pyetje: Çfarë do të pastrojë Jorgo Goro në këto data? Ka më shumë nevojë pastrimi në shtator, tetor, nëntor apo dhjetor sesa në sezonin e verës? Çfarë analize kostoje ka bërë Goro për këtë tender? Apo, do t’ia japë këtë shumë ndonjë firme të preferuar që ndërkohë mund ta ketë ndihmuar me ndonjë kamion për të pastruar vendin e denoncuar nga Aliaj? Natyrisht, në këtë procedurë ka hije të mëdha dyshimi.

Lexo edhe:

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

Faksimile: Bashkia Himarë ka parashikuar pastrimin e plazheve në vjeshtë dhe dimër

Dokumentet që ka siguruar BoldNews.al flasin se Bashkia e Himarës ka parashikuar të pastrojë plazhin në vjeshtë dhe dimër. Fillimisht thotë se kohëzgjatja është deri në 31 dhjetor 2021. Dhe, tenderi do të bëhet në fund të gushtit. Pra, vetëm për 4 muaj (shtator, tetor, nëntor, dhjetor). Por, në dokumentin vijues shkruan se “grumbullimi e transportimi mbeturinave urbane sezoni turistik, 5 muaj ose 153 ditë kalendarike“. Ku e gjeti muajin e pestë qirje Jorgo Goro?!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025
RAJONI

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

21:55 : 06/10/2025
AKTUALITET

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

21:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

“I tha sekretares nuk kam gjë me ty”, momentet para se Elvis Shkëmbi të zbraste armën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja!

21:36 : 06/10/2025
Para

E rëndë/ Njerku lë shtatzëne vajzën e mitur të gruas, ja si u zbulua rasti

TË GJITHA

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

21:55 : 06/10/2025

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

21:42 : 06/10/2025

“I tha sekretares nuk kam gjë me ty”, momentet para se Elvis Shkëmbi të zbraste armën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja!

21:36 : 06/10/2025

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

21:25 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com