• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHISH mbyll më shumë se njërin sy për korrupsionin qeveritar dhe kanabizimin (Raporti 2020)

14:07 : 23/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Shërbimi Informativ Shtetëror ka identifikuar gjatë vitit 2020 rritje të korrupsionit në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që pritet të përballen me Vetingun, si edhe ulje të rasteve të rasteve të kultivimit të kanabisit, të dhëna të cilat duket se janë një përpjekje për të mbuluar abuzimin me detyrën nga qeveritarët, si edhe që nuk përkojnë me realitetin, referuar informacioneve nga institucione të tjera të sigurisë.

SHISH ka analizuar çështjet e sigurisë, në raport edhe me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, ku një fokus të veçantë u ka dhënë korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në pjesën publike të raportit konstatohet një prirje për të trajtuar korrupsionin kryesisht në sistemin e drejtësisë, ndërsa abuzimi me detyrën në pjesë të tjera të aktivitetit shtetëror kalohet tangjent.

Po ashtu, SHISH është përpjekur që të minimizojë situatën e “kanabizimit” të vendit, ndërkohë që Raporti për Gjendjen e Kriminalitetit për vitin 2020 i Prokurorit të Përgjithshëm flet për rritje me 40 përqind të kultivimit të narkotikëve, krahasuar me një vit më parë.

Lexo edhe:

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

Korrupsioni

Sa i përket korrupsionit, Shërbimi Informativ është përqëndruar kryesisht në sjelljen e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

“Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose duke aplikuar dhënien e dënimit alternativ.

Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vettingut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi”, thuhet në raportin e Shërbimit Informativ për vitin 2020.

Ndërkohë që ky informacion mund të jetë i saktë, ai gjithësesi është i paplotë.

Gjatë periudhës së pandemisë, autoritetet qeveritare, përfshirë ato të administratës qendrore, ndërmorën një seri procedurash të dyshimta me tendera sekretë, një pjesë e të cilave përfunduan për hetime penale pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Nga ana tjetër, edhe vetë kryeministri Edi Rama foli për “tendera grabitqarë”, duke iu referuar kryesisht procedurave të zhvilluara nga bashkitë.

Raporti i Departamentit të Shtetit për liritë ekonomike në botë, flet për një përhapje pandemike të korrupsionit në administratën publike shqiptare, e cila mban larg investimet e huaja.

Dhe, megjithë këtë panoramë të gjerë korrupsioni, Shërbimi Informativ Shtetëror ka gjetur indicje vetëm tek gjyqtarët e prokurorët, si edhe tek “kontrabanda e mallrave të akcizës, evazioni fiskal dhe cënimi i sigurisë ushqimore…”.

Kanabizimi

Shërbimi Informativ Shtetëror, në raportin e tij për vitin 2020, duket i kënaqur me luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe angazhimin e strukturave shtetërore për të goditur këtë figurë krimi.

“Nga sasitë e trafikuara të lëndës narkotike kanabis sativa, përkundrejt kultivimeve, kuptohet se ka ende në gjendje kanabis sativa të prodhimit të viteve të mëparshme, të fshehur në ambientet private të personave që posedojnë lëndë narkotike.

U evidentuan interesime dhe përpjekje të grupeve kriminale e individëve të përfshirë në këtë aktivitet antiligjor për përfshirje në kultivim të kanabis sativa.

Për shkak të rritjes së masave anti kanabis në Shqipëri, vërehet prirja e kultivimit nga grupe e anëtarë të grupeve kriminale jashtë vendit në ambiente të mbyllura, ndërsa brenda vendit kultivimi u krye në zona të largëta, parcela të vogla dhe/ose ambiente të mbyllura, të përshtatura për këtë aktivitet, por edhe zhvendosje e këtij aktiviteti në vendet e rajonit”, thuhet në raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Por, ndërkohë që SHISH konstaton ulje të kultivimit të narkotikëve në Shqipëri, një tjetër institucion i specializuar, Prokuroria e Përgjithshme, raporton të dhëna tërësisht të ndryshme.

Në raportin Mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitin 2020, kryeprokurori Olsian Çela shkruan, ndër të tjera:

“Në vitin 2020, janë regjistruar 885 procedime me 357 të pandehur, dhe 145 procedime me 262 të pandehur janë dërguar për gjykim ose krahasuar me vitin 2019 me rritje 40,9 % të numrit të procedimeve të regjistruara dhe me rritje 119 % të numrit të procedimeve dhe rritje 165 % të numrit të pandehurve, të dërguar për gjykim”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025
AKTUALITET

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025
SPORT

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025
AKTUALITET

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025
Para

Përmbytjet në Tenesi, 22 humbje jete dhe dhjetëra të zhdukur

TË GJITHA

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025

EMRAT/ Kërcet arma në ‘Valamar’, i riu qëllohet pas sherrit për parkimin (VIDEO)

20:48 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com