• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat që përsëriten shpesh?

21:30 : 22/08/2021
në NDRYSHE

Parja e një ëndrre që përsëritet vazhdimisht, është një dukuri shumë e njohur. Gati 2/3 e popullsisë raporton se sheh ëndrra të përsëritura. Të ndjekurit nga dikush, të gjendurit lakuriq në një vend publik apo në mesin e një fatkeqësie natyrore, rënia e dhëmbëve apo harresa e të shkuarit në shkollë për një semestër të tërë, janë skenarët tipikë të përsëritur në këto ëndrra.

Por nga buron ky fenomen? Shkenca e ëndrrave tregon se ëndrrat e përsëritura mund të pasqyrojnë konflikte të pazgjidhura në jetën e atij që i sheh në gjumë. Ëndrrat e përsëritura shpesh ndodhin gjatë kohëve plot stres, ose gjatë periudhave të gjata kohore, ndonjëherë për disa vjet apo edhe gjatë gjithë jetës.

Këto ëndrra kanë jo vetëm të njëjtat tema, por mund të përsëriten natë pas nate. Edhe pse përmbajtja e saktë e ëndrrave të përsëritura është unike për çdo individ, ka disa tema të përbashkëta midis individëve, madje edhe midis kulturave dhe në periudha të ndryshme. Për shembull, të ndiqesh, të rrëzohen nga lartësia, të qenit i papërgatitur për një provim, të arrish vonë diku apo të përpiqesh të bësh diçka në mënyrë të përsëritur, janë ndër skenarët më të përhapur.

Shumica e ëndrrave të përsëritura kanë një përmbajtje negative që përfshijnë emocione të tilla si frika, trishtimi, zemërimi dhe faji. Më shumë se gjysma e ëndrrave të përsëritura përfshijnë një situatë kur ëndërrimtari është në rrezik. Por disa tema të përsëritura mund të jenë gjithashtu pozitive, madje edhe euforike, siç janë ëndrrat ku zbulojmë dhoma të reja në shtëpinë tonë, ëndrra erotike ose kur fluturojmë.

Në disa raste, ëndrrat e përsëritura që fillojnë që në fëmijëri, mund të vazhdojnë deri në moshën madhore. Këto ëndrra mund të zhduken për disa vjet, të rishfaqen në praninë e një burimi të ri stresi, dhe pastaj të zhduken përsëri kur situata të ketë mbaruar.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Po pse truri ynë prodhon të njëjtat ëndrra pa pushim? Studimet sugjerojnë se në përgjithësi ëndrrat, na ndihmojnë të rregullojmë emocionet tona, dhe t’i përshtatemi ngjarjeve stresuese. Përfshirja e materialit emocional në ëndrra, mund t’i japë mundësi atij që e sheh që të përballet me një ngjarje të dhimbshme ose të vështirë.

Në rastin e ëndrrave të përsëritura, përsëritja mund të përfaqësojë një përpjekje të pasuksesshme për të integruar këto përvoja të vështira. Shumë teori thonë se ëndrrat e përsëritura lidhen me vështirësi të pazgjidhura ose konflikte në jetën e ëndërrimtarit.

Po ashtu, prania e ëndrrave të përsëritura lidhet me nivele më të ulëta të mirëqenies psikologjike, dhe praninë e simptomave të ankthit dhe depresionit. Këto ëndrra priren të përsëriten gjatë situatave stresuese dhe pushojnë kur personi ka zgjidhur konfliktin e tij personal, gjë që tregon përmirësim të mirëqenies së tij psikologjike.

Ëndrrat që përsëriten shpesh pasqyrojnë në mënyrë metaforike shqetësimet emocionale të ëndërrimtarëve. Për shembull, të shohësh në ëndërr një cunami është e zakonshme pas traumave apo abuzimeve. Ky është një shembull tipik i një metafore që mund të përfaqësojë emocionet e pafuqisë, panikut apo frikës së përjetuar në jetën reale.

Në mënyrë të ngjashme, të shohësh ëndërr sikur je i veshur në mënyrë të papërshtatshme, sikur je lakuriq mund të përfaqësojë skenarët e turpit apo modestisë. Këto tema mund të mendohen si skenarë të gatshëm që na sigurojnë një hapësirë ​​ku mund të “tresim” emocionet tona konfliktuale.

Një skenar i ngjashëm mund të ripërdoret në situata të ndryshme, kur përjetojmë emocione të ngjashme. Kjo është arsyeja pse disa njerëz, kur përballen me një situatë stresuese apo një sfidë të re, mund të ëndërrojnë sikur po shkojnë të papërgatitur për një provim matematike, edhe vite pasi kanë përfunduar studimet.

Edhe pse rrethanat janë të ndryshme, një ndjenjë e ngjashme stresi apo dëshire për të shkëlqyer mund të shkaktojë sërish të njëjtin skenar ëndrre. Uilliam Domhof, studiues dhe psikolog amerikan, propozon konceptin e një vazhdimësie të përsëritjes në ëndrra.

Sipas tij, makthet traumatike riprodhojnë drejtpërdrejt një traumë të jetuar, një nga simptomat kryesore të çrregullimit të stresit post-traumatik. Pastaj ka edhe ëndrra të përsëritura ku e njëjta përmbajtje e ëndrrave përsëritet pjesërisht ose në tërësi. Ndryshe nga ëndrrat traumatike, ëndrrat e përsëritura përfaqësojnë rrallë një ngjarje apo konflikt të jetës reale, ato e pasqyrojnë atë në mënyrë metaforike përmes një emocioni qendror.

Disa nga tema të zakonshme mund të shpjegohen pjesërisht nga dukuritë fiziologjike që ndodhin gjatë gjumit. Një studim i vitit 2018 nga një ekip kërkimor në Izrael, zbuloi se ëndrra të tilla si për shembull humbja e dhëmbëve, nuk ishin veçanërisht të lidhura me simptoma të ankthit, por përkundrazi ato lidheshin me shtrëngimin e dhëmbëve gjatë gjumit apo sikletin dentar pas zgjimit.

Kur flemë, truri ynë nuk është plotësisht i shkëputur nga bota e jashtme. Ai vazhdon të perceptojë stimuj të jashtëm, të tillë si tinguj apo aroma, apo ndjesi të brendshme të trupit. Kjo do të thotë që tema të tjera ëndrrash, si për shembull të mos qenit në gjendje për të gjetur një tualet apo të qenit lakuriq në një hapësirë ​​publike, mund të nxiten në të vërtetë nga nevoja për të urinuar gjatë natës ose për të veshur pizhame më të lirshme në shtrat.

Tek ëndrra të tilla mund të ndikojë disa fenomene fizike specifike për gjumin REM, faza e gjumit kur ëndërrojmë më shumë. Në gjumin REM, muskujt tanë janë të paralizuar, gjë që mund të provokojë ëndrra sikur i kemi këmbët e rënduara ose sikur gjendemi të paralizuar në shtrat.

Në mënyrë të ngjashme, disa studiues mendojnë se ëndrrat sikur rrëzohemi apo fluturojnë shkaktohen nga sistemi ynë vestibular, i cili kontribuon në ekuilibrin e trupit, dhe që mund të riaktivizohet spontanisht gjatë gjumit REM.

Sigurisht, këto ndjesi nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar përsëritjen e këtyre ëndrrave tek disa njerëz dhe shfaqjen e tyre të papritur në kohë stresi, por ato ndoshta luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e ëndrrave tona më tipike.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Ronaldo drejt Tottenham? Ja lajmet që vijnë nga Italia

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com