• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Profecia përmes epokave/ Shoqëria, pushteti dhe legjenda

21:41 : 20/08/2021
në NDRYSHE

Legjendat dhe tekstet shpirtërore që shpallin fuqitë hyjnore të profetëve, kanë përshkuar kulturat në të gjithë botën që nga fillesat e shoqërisë njerëzore. Si një burim i përjetshëm i konfuzionit dhe debatit, profecia ka pasur gjithnjë funksione shoqërore dhe psikologjike. Profetët kanë ndërmjetësuar ligjërimin mistik midis hyjnive dhe njerëzve të tyre.

Testamenti i Vjetër dhe Profetët e Kuranit, vitet 4000 para Krishtit dhe më tej

Që nga fillimi, profetët dhe profecitë kanë qenë pjesë përbërëse e feve Abrahamike. Shumë kohë para se Jezu Krishti të profetizonte vdekjen e tij, vetë Abrahami, babai i Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit, ishte një profet. Besimi Judeo-Kristian, pretendon se autori i Teuratit ishte Moisiu, një tjetër profet.

Myslimanët e konsiderojnë Muhamedin si profetin e fundit të Zotit midis njerëzve. Besimtarët nderojnë si profetë shumë figura të Dhjatës së Vjetër dhe të Kuranit. Studiuesit i grupojnë profetët Abrahamikë në kategori të mbivendosura:paraklasikë dhe klasikë, ekstazikë dhe jo ekstazikë.

Profetët e ekstazës janë izraelitët si Samueli, Elia dhe Elisha, dhe njerëz të tillë mbanin pozicione të rëndësishme në faltoret dhe monarkitë. Profetët para-klasikë përfshijnë Samuelin, Natanin, Elian dhe Elizeun, të cilët drejtonin faltore dhe kishin grupime të mëdha dishepujsh. Ata bënë paralajmërime të tipit “nëse, atëherë…”, duke shpresuar që t’i udhëzonin njerëzit të silleshin sipas vullnetit të Zotit dhe Ligjit hyjnor.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Profecitë klasike erdhën gjithashtu më vonë, në librat e Isaias dhe Malakias gjatë pushtimit të Perandorisë neo-Asiriane dhe pas rënies së Jeruzalemit (shekujt V-VIII Para Krishtit). Profetët Zekeria dhe Hagai rrëfyen mërgimin dhe krizën, dhe bënë thirrje për rindërtimin e tempullit të tyre të shenjtë.

E përbashkëta e tyre ishte ndikimi socio-politik. Zoti komunikoi me individë të zgjedhur përmes ëndrrave dhe vizioneve, ndërsa kulturat e tyre krijuan fuqi dhe ndikim, u përpoqën ta mbanin atë dhe iu nënshtruan pasuesve të tyre.

“Shikuesit” e këtyre mesazheve veprojnë si rrugë komunikimi me hyjnore për njerëzit e thjeshtë dhe mbretërit, duke vendosur ligje, mbështetur luftërat e shenjta, duke ruajtur rendin shoqëror dhe politik.

Tekstet profetike egjiptiane, vitet 1991-1802 Para Krishtit

Dinastia e XII-të, ose Mbretëria e Mesme e Egjiptit, kishte praktika profetike të krahasueshme me shkrimet biblike bashkëkohore. Pesë tekstet profetike egjiptiane të kësaj dinastie janë Tregimi i Fshatarit Elokuent, Mosmarrëveshja midis Një Njeriu dhe Babait të Tij, Profecitë e Nefertitit, Paralajmërimet e Ipuver dhe Ankesat e Khakeperres.

Ashtu si profecitë klasike hebraike apo sumeriane, këto histori flasin për katastrofa shoqërore dhe natyrore, parashikojnë dëmshpërblimin, dhe ardhjen e një figure shpëtimtare dhe kritikojnë sjelljet shoqërore, fetare dhe politike. Tekstet egjiptiane janë unike në përputhje me parashikimin e përsëritur të përmbysjes së rendit social.

Orakujt grekë: Shekulli VIII Para Krishtit – Shekulli III Pas Krishtit

Ndryshe nga orakujt egjiptianë, hebraikë dhe mesopotamikë që fituan ndikim si studiues fetarë në drejtimin e institucioneve fetare dhe politike, “Orakujt” grekë ishin bartës sovranë të mençurisë së transmetuar në mënyrë gojore. Tek ata do të shkonin rregullisht mbretërit për të marrë këshilla nga hyjnitë.

Orakulli i mirënjohur i Delfit këshillonte autoritetet në të gjithë Greqinë e Lashtë dhe më gjerë, sidomos Likurgun dhe Agesipolisin e Spartës, Ptolemeun e Egjiptit, Filipin II të Maqedonisë, Tarkuinin, Augustin, Neronin dhe Julianin e Romës. Ky orakull bënte parashikime për luftërat, aleancat, epidemitë, martesat dhe ligjet. Orakuj të tjerë të shquar grekë ishin Orakulli i Didimes, që këshillonte Aleksandrin e Madh të Maqedonisë për sjelljen që duhet të kishte ndaj perandorisë perse.

Budizmi mesjetar kinez dhe tibetan: Vitet 200-600 Pas Krishtit

Disa historianë e konsiderojnë besimin Chen-Wei si një forcë kryesore sociale, politike dhe shoqërore të Kinës Mesjetare. Para se Budizmi të vinte në Kinë nga India, atje ekzistonte Konfucianizmi dhe astrologjia. Budistët tibetianë besojnë se Buda profetizoi dikur se doktrina e tij një ditë do t’i bashkonte ata.

Parashikimet e murgjve tibetianë nuk janë ekskluzivitet i klerikëve. Orakujt zyrtarë kanë përvoja të ekstazës ashtu si profetët hebrenj dikur, dhe përdorimi i manualeve të parashikimit të fatit dhe i rekordeve të lashta profetike është më se i zakonshëm në mesin e njerëzve.

Parashikimi i amerikanëve vendas: Shekujt XII-XX Pas Krishtit

Interpretimi i vizionit dhe ëndrrës është një përbërës qendror i spiritualitetit të indianëve të Amerikës, që nganjëherë përfshin besime dhe zakone evropiane, por që e tejkalon konceptin judeo-kristian të profecisë. Fetë e popujve indigjenë të Amerikës janë të shumta dhe të larmishme, dhe u përkasin më shumë se 300 grupeve.

Kjo profeci priret të përqendrohet më shumë tek komuniteti dhe natyra sesa tek individët, dhe në disa raste ka vepruar si një mjet për të ruajtur zakonet. Në raste të tjera, konceptet e krishtera të mëkatit, shpëtimit, jetës së përtejme dhe vlerave të përbashkëta të mospërdorimit të dhunës dhe mirësisë kanë pasur ndikime të dobishme.

Legjendat evropiane të profecisë: Shekujt XII-XVII Pas Krishtit

Dy nga figurat më të njohura të misticizmit dhe profecisë në këtë periudhë janë Merlin dhe Nostradamus. Merlin është personazhi mitik që e ndeshim tek legjenda e mbretit Artur, por që shfaqet në të gjithë letërsinë dhe folklorin mesjetar evropian.

Ndërkohë mjeku, astrologu dhe parashikuesi i famshëm francez Nostradamus jetoi midis viteve 1503-1566, dhe u bë i njohur për trajtimin e Vdekjes së Zezë. Në atë kohë nisi të bëjë paralajmërime ogurzeza për ngjarjet e ardhshme. Ai botoi librin e tij të profecive në vitin 1555.

Profecia në epokën moderne

Megjithëse profecia mund të duket si një koncept i lashtësisë, ajo mbijeton në shumë forma deri në ditët tona. Horoskopi, leximi i letrave tarot dhe pëllëmbës së dorës, janë shumë të përhapura në kulturën e sotme. Dhe pavarësisht paralajmërimeve biblike kundër profetëve të rremë, ka ende profetë të rremë që pretendojnë se e dinë më saktësi kur do të rikthehet Krishti dhe kur do të marrë fund bota.

Besimi tek profetët, orakujt dhe fallxhorët është çështje e bindjes personale. Pavarësisht nëse profecitë janë ndërveprime të mirëfillta me botën e përtejshme apo të mbinatyrshme, apo thjesht mashtrime të zgjuara, disa elementë të tyre janë të pamohueshëm. Që në kohët e lashta profecia ka qenë një mjet i njerëzve të fuqishëm,por edhe atyre të thjeshtë që kërkojnë siguri dhe rregull në kohëra kaotike dhe të frikshme, për të kuptuar të ardhmen e panjohur.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Trazirat në Kabul/ SHBA: Disa vende europiane dhe në Lindjen e Mesme kanë rënë dakord për të strehuar afganët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

09:47 : 16/05/2025

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një pemë

09:34 : 16/05/2025

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025

Punëtoret e fasonerisë ngrihen në protestë: Duam të drejtat! Pronari italian na tregon derën

09:11 : 16/05/2025

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

08:59 : 16/05/2025

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet

08:54 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com