• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Imunologu: Varianti Delta ka ndryshuar epidemiologjinë, ngjitet si varicela

21:30 : 19/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Imunologu i njohur Genc Sulçebe ka sjell një analizë të asaj çfarë po ndodh me COVID-19, konkretisht variantin Delta, duke marrë si shembull vende si Izraeli apo SHBA që kanë nisur dozën e tretë të vaksinës.

Ai shkruan se një i infektuar me Delta e transmeton virusin në 5 persona, ndërkohë që më parë ishte në 3. Sipas tij, përqindja e pragut të imunitetit të tufës nga rreth 65% që ishte me variantet e mëparshëm, llogaritet të jetë tani mbi 85%.

Ai thekson se kjo situatë bën të nevojshme urgjencën e imunizimit të plotë dhe të shpejtë të gjithë personave të të gjitha moshave që nuk e kanë bërë akoma vaksinën për arsye të ndryshme dhe ata që kanë kaluar 8 muaj nga vaksinimi të marrin një dozë të tretë nga një vaksinë e ndryshme nga ajo që kanë bërë. Sulçebe kërkon madje të vaksinohen dhe fëmijët mbi 12 vjeç, pasi Delta përhapet si varicela.

POSTIMI I PLOTË

Përhapja e shprehur e variantit Delta të virusit SARS-CoV-2 e ka ndryshuar epidemiologjinë e Covid-19. Ndërsa koeficienti i riprodhueshmërisë së infeksionit në variantet e mëparshme ishte rreth 3, pra një i infektuar e transmetonte virusin në rreth 3 të tjerë, me variantin Delta ky tregues duket se lëkundet nga 5 në 9, pra ky variant është mjaft më ngjitës.

Lexo edhe:

No Content Available

Për rrjedhojë dhe përqindja e pragut të imunitetit të tufës nga rreth 65% që ishte me variantet e mëparshëm, llogaritet të jetë tani mbi 85%. Nga ana tjetër, duke qenë me infeksioz, ky virus po prek me shpejtësi jo vetëm personat e pavaksinuar, por dhe një pjese të atyre të vaksinuar, por që nuk kanë fituar mbrojtje të plotë imunitare nga vaksina dhe që përbëjnë të paktën 10% të personave të vaksinuar.

Ky fenomen po vihet re në mënyrë tipike në Izrael ku 78% e popullatës mbi moshën 12 vjeç është e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer. Megjithatë, numri i rasteve të reja është rritur në 650 për 1 milion banorë në ditë. Gjysma këtyre rasteve të reja janë në persona plotësisht të vaksinuar. Kjo ka bërë që Izraeli të fillojë bërjen e dozës së tretë përforcuese të vaksinës Pfizer në të gjitha moshat mbi 50 vjeç.

Një gjendje e ngjashme duket se po ndodh dhe në SHBA ku rritja e rasteve të reja nga varianti Delta ka bërë që CDC (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve) e këtij vendi të rekomandojë dozën e tretë përforcuese në të gjithë individët që kanë kaluar 8 muaj nga bërja e dozës së dytë të vaksinës.

Kjo situatë bën të nevojshme urgjencën e imunizimit të plotë dhe të shpejtë të gjithë personave të të gjitha moshave që nuk e kanë bërë akoma vaksinën për arsye të ndryshme. Nga ana tjetër del e nevojshme që të gjithë individët mbi moshën 50 vjeç dhe që kanë mbi 8 muaj që kanë bërë dozën e dytë të vaksinës të bëjnë një dozë të tretë përforcuese e cila mund të jetë dhe e ndryshme nga lloji i vaksinës së bërë me dy dozat e para. Psh. ata që kanë bërë vaksinën Astrazeneca ose Coronavac mund të bëjnë dozën e tretë përforcuese me vaksinën Pfizer.

Një problem i veçantë paraqitet me fëmijët mbi 12 vjeç që do të frekuentojnë së shpejti mësimin në klasë. Ngjitshmëria e variantit Delta është e ngjashme me virusin e varicelës, pra ajo është të paktën 3 deri 4 herë më ngjitëse se virusi i gripit. Kjo rrit rrezikun e shpërndarjes së shpejtë të infeksionit nga Covid-19 në fëmijët që do të frekuentojnë klasat. Për rrjedhojë duhet të mendohet fillimi i imunizimit të fëmijëve mbi moshën 12 vjeç me të paktën 1 dozë vaksine në ata fëmijë që nuk kanë kaluar infeksionin.

Etiketa: koronavirusi imunologu delta boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Afganët protesta kundër talebanëve dhe në Kabul

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com