• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afganët me avionë në Shqipëri, shqiptarët me kamionë në Angli

15:35 : 19/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Krizë e madhe. Dramë njerëzore që shfaqen në sy të botës nga terrori taleban në Afganistan. Ka ende shpresë për ata që përkrahën ndërhyrjen e SHBA-ve dhe të NATO-s dhe për 20 vite sa qëndruan atje bashkëpunuan dhe punuan për ta, me shpresën se demokracia po vinte dhe vendi do të zhvillohej. Por sot Afganistani ka rënë sërish në duart e talebanëve, ndërsa shumë qytetarë po rendin në Aeroportin e Kabulit për të marrë avionin dhe strehuar diku, me shpresën fundore për të shkuar në Amerikë.

Këtë fat do të kenë edhe afganët që do të strehohen në Shqipëri. Sapo të hipin në atë bord për ta do të vijë liria, që në ajër, pasi gjithçka më pas është vetëm procedurë. Do mbërrijnë në Rinas, aty do të shfaqen me regji dhe skenar të Ramës ekipe mjekësh, ushtarakë, ministra e ministresha që nuk do lenë kamera pa “thyer” me pamjen e tyre, për të treguar sa shumë e duan amerikën, sa shumë e duan popullin afgan dhe sa të ndjeshëm janë për historitë njerëzore.

Ata do vijnë me avion në Shqipëri, pas disa javësh qëndrim thuhet se do ikin përfundimisht në SHBA, por neve do na lenë “dramën njerëzore” të përhershme, plagën e hapur të emigracionit dhe talebanizmin që pushteton këtu për dekada.

Mijëra të rinj e të reja sot po vrasin mendjen si të ikin nga ky vend. Duan punë dhe punë nuk ka, kërkojnë të drejta por u mohohen, duan votën e lirë, por ajo u tjetërsohet, blihet e shitet, duan konkurrencë të ndershme, por u mohohet nga militantizmi partiak i pushtetit. Zgjidhja e dhimbshme, plot rrezik dhe me shpresë të venitur, mbetet emigracioni. Dhjetë deri në pesëmbëdhjetë mijë paund paguajnë që të emigrojnë në Angli. Jo si “bashkëvuajtësit afganë” që mbërrijnë me avionë, por të strukur kryspull, pa ajër dhe pa dritë në skutat e kamionëve që lëvizin nga Franca në Angli.

Lexo edhe:

Arrestohet një shqiptar në Itali, shtyu shokun nga ballkoni pas një sherri

Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Elbasan 50 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

Kalojnë dorë më dorë të trafikantëve dhe në fund i plasin në mes të katër rrugëve, në Londër, Mançester, apo diku tjetër. Pa dokumenta, pa identitet, pa shpresë dhe me haraçin e madh sesi të lajnë borxhin që kanë futur familjen për t’i dërguar diku në vendin ishullor.

Emigrantët shqiptarë të paligjshëm atje, nuk do i presë Boris Xhonson, si Edi Rama afganët këtu. As ministra e ministresha, por do jenë në hijen dhe frikën policore dhe strukturat e emigracionit që mund ti rikthejnë sërish në vendlindjen, ku i ligu bën ligjin dhe djalli që vjedh dhe mban të varfër popullin e tij, quhet engjëll.

“Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO -s dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë”. Këto fjalë tha sot Rama për media të huaja. Ka ditë që shprehet për televizone apo gazeta ndërkombëtare, duke tentuar të tregohet si “shpëtimtari” i krizës së madhe.

Borxhi më i madh është për mijëra të rinj dhe të reja këtu në vend që i detyrojmë të emigrojnë kudo nëpër botë. Ikin nga talebanizmi që ka mbërthyer pushtetin qëndror dhe lokal, nuk shkojnë me avionë si qytetar dinjitoz, por në kamionë mallrash ku jeta e tyre nuk vlen më shumë se 15 mijë paund që merr trafikanti, i cili nuk është çudi që një ditë të bëhet deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Koha e ka treguar se trafikantët e njerëzve dhe të drogës cilësohen si “personalitete” që e kanë vendin në Parlament, si përfaqësues të Rilindjes. Le të numërojmë avionët me afganë, pasi kamionët me shqiptarë janë vetëm një statistikë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet një shqiptar në Itali, shtyu shokun nga ballkoni pas një sherri

17:12 : 14/11/2025
AKTUALITET

Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Elbasan 50 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

17:08 : 14/11/2025
SHOW BIZ

Ben Blushi ia thotë troç Arbana Osmanit: Po të mos vija un nuk do kishte Big Brother dhe as ti s’do e prezantoje!

17:01 : 14/11/2025
AKTUALITET

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

16:33 : 14/11/2025
Para

Rrezikoi të mbytej, kompozitori Shpëtim Saraçi shpëtohet nga roja e plazhit

TË GJITHA

Arrestohet një shqiptar në Itali, shtyu shokun nga ballkoni pas një sherri

17:12 : 14/11/2025

Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Elbasan 50 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

17:08 : 14/11/2025

Ben Blushi ia thotë troç Arbana Osmanit: Po të mos vija un nuk do kishte Big Brother dhe as ti s’do e prezantoje!

17:01 : 14/11/2025

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

16:53 : 14/11/2025

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

16:33 : 14/11/2025

Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i drogës mes Italisë dhe Spanjës

16:21 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com