Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me strehimin në Shqipëri të një pjese të afganëve që i largohen talebanëve.
Manjani analizon deklaratën e kreut të qeverisë, ndërsa shprehet se Rama nuk po tregohet i sinqertë për çështjen.
Reagimi
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan:
Sa më shumë flet aq më shumë shton konfuzionin. Këput kopaçe të papara.
Reagimi pordhac i Kryeministrit vetëm tregon se sa i pasinqertë është.
- “Afganët nuk na i dha Amerika, por i morën vetë”- thotë Ai.
Ashtu?
Po ku i mori?
Me ç’avion i transportoi?!
Si i vettoi ato që mori?!
Më e rëndësishmja, kur i mori vetë përse duhet të negocionte me Amerikën?!
- “Ne kemi kontribuar atje dhe jua kemi borxh atyre që na ndihmuan”- thotë Ai.
Dakord. Po sa persona lokalë kanë ndihmuar forcat tona atje? Ç’profesione kanë ata që na kanë ndihmuar?! Për çfarë konkretisht na ndihmuan?
Më e rëndësishmja, kush garanton që në atë kaos në aeroportin e Kabulit, ata që hypin në avionë janë ata që na kanë ndihmuar ne vërtetë?! Nuk besoj se të gjithë ata që kacaviren nëpër avionë atje janë përkthyes! Aq më pak të na kenë shërbyer ne!!! Me shumë gjasë as që e dinë se ekziston Shqipëria…
- “E kam ngritur këtë çështje në NATO..”- thotë prapë Ai.
Dakord. Shumë mirë ka bërë. Po sa vlerë paska patur kjo fjalë?
Nga sjellja duket se: ose Ai rren, ose fjala e Tij në NATO s’ka asnjë rëndësi. Në të dy rastet Shqipëria s’ka përse të jetë më e zellshme sesa vetë NATO. Vetë Amerika po u thotë Afganëve “vetë e keni fajin”, tani ky i yni është mbi Amerikën?!
Po Greqia që bën thirrje BE të mbrojë kufinjtë nga Afganët, doli nga NATO?!
- “Tradita dhe historia jonë na udhëheq, ndaj ua kemi borxh Afganëve”…- thotë prapë Ai.
More dakord. Por asnjë Shqiptar nuk ka emigruar në Afganistan që të kemi ndonjë borxh reciprok. (Ka mbetur një shqiptare atje, por se qeth njeri).
Mesa dimë as Grekët, as Italianët, as Gjermanët e as Amerikanët nuk kanë nevojë sot për t’i strehuar ne për reciprocitet…
- “Afganët i kemi miq”- thotë prapë Ai.
Allah allaaah!
Po këto ku i bëri miq ky shejtan. As Erdogani nuk e thotë këtë gjë!
Nejse, po Talebanët dmth Afganët që qeverisin sot pa zgjedhje i ka miq?!
Në i pastë ti marrë në shpi të vet!
Ç’na ngatërron ne të tjerëve?!
Për më tepër studentët tanë…