Servilizimi i Erjon Veliajt dhe Edi Ramës ndaj fuqive të mëdha më konkretisht ndaj SHBA-ve nuk ka kufi, aq sa arrijnë të nxjerrin studentët shqiptarë nga godinat të cilat i kanë paguar për të ndenjur, me qëllim për të strehuar afganët.
Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut (Shtet kufitar me ne, më i vogël sa i përket territorit dhe popullsisë) është vendosur që afganët do të strehoen të gjithë në hotele dhe motele dhe të gjtha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria amerikane.
Por urrejtja e Veliajt ndaj studentëve duket se nuk ka kufi, pasi së fundimi jo vetëm që i nxorri ata nga godinat ku ishin strehuar duke i degdisur në godina të papërshtatshem, por i quan dhe si problemin më të madh të Bashkisë.
‘Ata duhet të na kuptojnë ne, pasi ne prej tyre po rrimë në punë edhe gjatë muajit gusht’, do të deklaronte gjatë ditës së sotme Veliaj, për tu justifikuar se gjoja godinat e studentëve janë marrë ‘peng’ nga vetë studentët, pasi në këtë periudhë nuk ka sezon shkollor.
Por jo vetëm kaq, ajo që e bën më të turpshëm dhe më brutal sjelljen e Veliajt është edhe sulmi që ai bën ndaj mediave dhe portaleve, duke i cilësuar ato si gjoba, pasi Lali është mësuar që portalet e tij t’i bëjnë fresk gjatë gjithë kohës, dhe se pasqyrimi i realitetit dhe i shkeljes së të drejtave të qytetarëve të Tiranës dhe studentëve është ‘gjobë’.