• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strehimi i afganëve në Shqipëri, ja çfarë raporton media gjermane

09:56 : 16/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Kosovës, por edhe Shqipërisë që të strehojnë përkohësisht shtetas afganë pas situatës së krijuar atje dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur, se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ia ka përcjellë kërkesën e presidentit amerikan Joe Biden, që Kosova të strehojë përkohësisht civilët afganë, kërkesë të cilën ajo thotë, se e ka pranuar “pa asnjë hezitim”.

“Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq”, shkroi Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.

Edhe Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook. “Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo”, shkroi kryeministri Rama. Ai rikujtoi se vite më parë Shqipëria ka bërë të njejtën gjë dhe me afro 2 mijë muxhahedinë, anëtarë të opozitës iraniane të cilët jetojnë në një zonë pranë Tiranës dhe Durrësit.

Grup pune për organizimin e operacionit

Lexo edhe:

Shkrimtarit të famshëm i miratohet kërkesa për vdekje të asistuar – DETAJE

Shefi i regjimit në burgun e Lushnjes u arrestua për ryshfet, pezullohet drejtori dhe nëndrejtori

Qeveria e Kosovës sipas presidentes ka formuar një grup punues që do të merret me çështjet organizative, në bashkëpunim me partnerët amerikanë. “Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA, ku do të vendosen pastaj”, tha presidentja Osmani.

Gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që të strehojnë civilë afganë e mbështetën të gjithë udhëheqësit politik në opozitë. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërkaq, njoftoi se janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim.

“Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit tanë, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur. I sigurojmë shtetasit tanë, të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të mundësuar një evakuim të sigurtë të të gjithëve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës./DW

Lajme të lidhura

BOTA

Shkrimtarit të famshëm i miratohet kërkesa për vdekje të asistuar – DETAJE

09:26 : 17/09/2025
AKTUALITET

Shefi i regjimit në burgun e Lushnjes u arrestua për ryshfet, pezullohet drejtori dhe nëndrejtori

09:25 : 17/09/2025
AKTUALITET

E zuri pema poshtë, humb jetën 79-vjeçari në Tropojë

09:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

08:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me “Xuex”/ Gjykata e Fierit jep sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

08:58 : 17/09/2025
Para

Të shtëna me armë në aeroportin e Kabulit, ja sa persona mbetën viktima

TË GJITHA

Shkrimtarit të famshëm i miratohet kërkesa për vdekje të asistuar – DETAJE

09:26 : 17/09/2025

Shefi i regjimit në burgun e Lushnjes u arrestua për ryshfet, pezullohet drejtori dhe nëndrejtori

09:25 : 17/09/2025

E zuri pema poshtë, humb jetën 79-vjeçari në Tropojë

09:10 : 17/09/2025

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

08:59 : 17/09/2025

Mashtrimet me “Xuex”/ Gjykata e Fierit jep sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

08:58 : 17/09/2025

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

08:45 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com