Zjarri në Lalm të Lezhës ka marrë përmasa të mëdha dhe po përparon në të gjithë pjesën e malit duke iu drejtuar Rubikut.
Flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe fshatin Katund i Vjetër në Rrubik. Zjarrfikësit e kanë të pamundur vendosjen nën kontroll të flakëve për shkak dhe të terrenit të vështirë.
Kjo vatër zjarri është aktive që prej një jave. Zjarrfikësit e Lezhës e kanë patur të pamundur shuarjen totale të tij, kjo dhe pasi bimësia e madhe në këtë zonë ka ndihmuar në përparimin e flakëve.