Policia ka arrestuar në Poliçan shtetasin Metush Selenica, kryeplakun e fshatit Pellumb Qoraj, si dhe Jorgo Lilaj Inspektori i pyjeve.
Selenica u kap në flagrancë pasi në një sipërfaqe toke bujqësore kishte mbjellë kanabis, ndërsa Qoraj dhe Lilaj u arrestuar për moskallëzim krimi.
“Arrestohet Kryetari i fshatit Zhitom i Vogël dhe Inspektori i Pyjeve si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit Bistrovicë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim krimi”.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan, arrestuan në flagrancë shtetasin M.S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Vogël, pasi në afërsi të tokës së tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë dhe shtetasit P.Q., 56 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Zhitom i Vogël dhe J.L., 52 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim Krimi”, njoftoi policia.
.