Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Vlorë. Viktimë e aksidentit mbeti një 50 vjeçar, i cili po kalonte rrugën, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit, shtetasin T.Xh.
Mësohet se i aksidentuari është shtetasi Ymer Xhahysa, i cili bëhet viktima e dytë brenda javës që humb jetë në këtë aks
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.