Ana Lleshi ditë më parë festoi ditëlindjen e saj me një festë ku të pranishëm ishin miq dhe shokë të ish-konkurrentes dhe nuk munguan as personazhe të “Përputhen”.
Ana mori urime e dhurata të shumta por më e veçanta padyshim ishte ajo nga partneri i saj, Eltonit, i cili i dhuroi të dashurës së tij një buqetë me lule me një dedikim plot dashuri.
Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar Eltoni, i cili me Anën u njoh brenda programit duke u bërë pjesë e tij nga fundit por lidhja e tyre u zhvillua jashtë.
Por si duket kemi të reja jo të mira nga dyshja, pasi ata nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe Ana na bëri të kuptonim se diçka ka ndodhur pas përshkrimit në foton e fundit.