Vret gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cazzago San Martino, Brescia, (Itali), në një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në vendin fqinj.
Nga raportimet e mediave italiane, mësohet se autori i krimit, Shkëlqim Bedeli, 55 vjeç, ka vrarë gruan e tij një vit më të vogël, Shegushe Paeshti, dhe më pas ka vrarë veten. Nga të dhënat mësohet se 55-vjeçari ka mbytur gruan në kangjellat e shkallëve të banesës.
Mediat italiane shkruajnë se 55-vjçari pas krimit kishte lënë edhe dy letra, të shkruara në kompjuter.
Njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve policore.
Në letër ai shpjegon se kishte mosmarrëveshje të pakapërcyeshme në çift dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj situate ishte vetëm vdekja.
Mediat raportojnë se krimi kishte disa ditë që kishte ndodhur dhe kufomat e çiftit shqiptar kishin nisur të dekompozoheshin.
Pritet që autopsia të përcaktojë qartë kohën se kur ka ndodhur krimi, si dhe të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.