Dy vajza të moshës 20 dhe 23 vjeç u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orë 23.30 të mbrëmjes së të enjtes në Lezhë.
N aksidentin rrugor u përfshinë mjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz ” me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.