Kultivoi kanabis, arrestohet 36-vjeçari. Procedohet penalisht edhe zyrtari i Bashkisë

Një person është arrestua nga policia për kultivim kanabisi, ndërsa është proceduar penalisht administratori i Njësisë Administrative, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.

LEXO EDHE  Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Merdare, tregon për gjendjen pas vendimit për targa

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.