Golemi një nga zonat turistike në vend mund të konsiderohet si një rast unikal ky turistët bashkëjetojnë me plehrat.
Fotot e mëposhtme tregojnë atë që ndodh në një nga zonat më të mëdha turistike, ku plehrat kanë pushtuar shëtitoren, ndërsa njëherazi raportohet për një rritje të numrit të turistëve.
Kazanët janë të tejmbushur dhe plehrat kanë filluar të zaptojnë territor. Duket se bashkë me rilindjen e turizmit pas dy viteve të vështira, kanë lulëzuar edhe plehrat.