Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 284 raste të reja me Covid-19 nga 4201 testime të kryera, ndërkohë që asnjë pacient nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkohë raportohet se janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet e reja janë evidentuar: 79 në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.
Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, nga të cilët 543 janë në Tiranë. Qarqet më të prekura janë gjithashtu Shkodra me 223 raste aktive, Vlora me 150 raste, Fieri me 140 raste dhe Elbasani me 134 raste aktive. Dibra, Gjirokastra dhe Korça rezultojnë qarqet me numrin më të vogël të rasteve aktive.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.
Statistika (11 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4201
Testime totale 942,728
Raste pozitive 134,487
Raste të shëruara 130,503
Raste Aktive 1,524
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 543
Shkodër 223
Vlorë 150
Elbasan 134
Fier 140
Lezhë 86
Durrës 83
Berat 48
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 36
Dibër 13