Një dorë njërëzore fshihet në zjarret që kanë përfshirë rajonin, të paktën kjo duket në një video të publikuara nga mediat italiane.
Mediat italiane, kanë nxjerrë pamjet të siguruar nga një kamera kurthe, ku shikohet momenti se si një person vendos me qëllim flakët. Në pamjet në fjalë, shihet një burrë, teksa ecën përgjatë një fushe, që rrethohet nga barë i thatë.
Në një moment, ai ndalon, nxjerr çakmakun nga xhepi dhe i vendos barit flakën. Ai largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ndërsa pas, lë masa të mëdha zjarri.
Një pjesë e mirë e Evropës është përfshirë nga zjarre të shumta. Turqia, Italia, Spanja, Greqia, por edhe vendi ynë, janë duke u përballur me situata të rënduar të flakëve.
Dyshimet e autoriteteve ishin se zjarret ishin të qëllimshme, të vendosura pra jo prej natyrës, por nga dora e njeriut. E njëjta gjë është thënë shpesh dhe në Shqipëri, ndërsa Policia e Shtetit, njoftoi sot se nga Jugu në Veri, janë arrestuar 15 persona, pasi ndaj tyre, ka fakte e prova konkrete se kanë ndezur me qëllim vatra zjarresh.