• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulm Bashës e Berishës, Kadilli: Kreu i PD dështoi dhe ka monopolin, ish-Kryetari qëndron si gjyle

10:42 : 10/08/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Dy muaj më parë garonte për postin e kreut të PD-së, ku mori më pak se 900 vota nga anëtarësia, ndërsa sot sulmon PD dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha. Ky është Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se PD është më keq se çdo herë.

“Kemi edhe ish kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re”, shkruan Kadilli.

Ish-kandidati për kreun e PD analizon ngjarjet nga 1991 në 1997, flet për rrëzime dhe ringritje, ndërsa për situatën aktuale, shkruan “harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj. Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk eshte e vetme”.

“Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë”, shprehet Kadilli.

Postimi nga Fatbardh Kadilli

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

Më keq se çdo herë

Jemi në situatën më të keqe ndonjëherë.

Humbëm në ‘91. U frustruam. Na “iku petlla” siç thonë. Por, kishim bindje se jemi më të mirët, jemi e ardhmja. Kishim frymë. Ishim qeniet më të lira të kohës.

U rrëzuam në ‘97. Por kishim bindjen se na u bë padrejtësi. Na rrëzuan me fajde dhe me armë ata që kishin shkretuar vendin për 50 vjet. Kishim bindje se ishim naivë, por më të mirët, më të ndershmit. Mbi këtë bazë ndërtuam me mund frymen. U ringritëm.

U rrëzuam edhe në ‘13. Por, kishim bindjen se shqiptarët na vlerësonin se bëmë plot të mira. Mbi këto të mira dhe duke ndrequr gabimet tona do ndaheshim nga zullumi ynë dhe do riktheheshim. Duhej vetëm rinovim i ekipeve dhe një ofertë e re. Mundi shkoi dëm.

Hengrem një grusht tip “knock out” në ‘17. Por, krijuam bindjen se janë gabimet e herës së parë të kryetarit të ri. Vetë kryetari tha se nuk do i bënte me ato gabime. Patëm besim se era do fryjë në drejtimin tonë. Patëm besim te magjia e mandatit të dytë që gëlltit çdo qeveri. U munduam. U radikalizuam. Nuk krijuam frymë. Përkundrazi. Rrëzohemi pa u ngritur.

Po sot më ’21, ç’po bëjmë? Po ushqejmë bindjen se na e blenë pushtetin, por edhe frikën se do na i blejnë sa herë të duan. Siç thamë po njësoj edhe në 2015, në 2017. Sot, po ushqejmë shpresën e turpshme se do bashkëqeverisim. Po ushqejmë oportunizmin e atyre që presin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj. Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk eshte e vetme.

Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë.

Kemi edhe ish kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.

Jemi më keq se çdo herë tjeter. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe më keq. Kohët e vështira janë edhe mundësi të mëdha. Që të mund të ndalojmë rënien dhe të nisim ringritjen duhet të punojmë me ide të reja. Manifesti Politik këtë synon. Të punojmë me sytë nga e ardhmja.

Çdo përpjekje e secilit prej nesh do të shkojë në çlirimin e energjive të demokratëve. Çdo përpjekje do të shkojë në zgjerimin e hapësirës së lirisë dhe në garancitë demokratike në PD. Ne do të ringrihemi vetëm duke riformuluar misionin tonë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
Para

Paralajmëron Fauci: Mund të ketë variante më të rrezikshme

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com