Pesë persona kanë rrezikuar jetën paraditen e sotme në Vlorë, pasi skafi me të cilin lundronin ka marrë zjarr.
Policia e Vlorës njoftoi se rreth orës 9:45 ka marrë ninjal nga një anije turistike, për një skaf me pesë persona, i cili ishte i përfshirë nga flakë,t në zonën e plazhit të vjetër.
Menjëherë është dërguar rimorkiatori dhe një mjet tjetër i vogël për të dhënë ndihmë. Me mbërritjen e tyre në vendngjarje, zjarri u fik dhe situata u vu nën kontroll me dëme vetëm materiale.
Mjeti lundrues u urdhërua të shkojë në Portin e Vlorës për verifikimin e mëtejshëm teknik.













