Moti i keq dhe dallgët e mëdha ditën e sotme kane rrezikuar jetën e disa pushuesve plazhin e Shëngjinit. Ata janë shpëtuar nga pushues të tjerë, që janë kapur dorë pas dore, duke krijuar një kordon.
Siç shihet në këto pamje dhjetra pushues që ishin në bregdet janë lidhur dorë për dorë duke krijuar një kordon disa metra për të nxjerrë nga uji pushuesit e bllokuar.
Fatmirësisht u nxorën nga uji të gjithë të bllokuarit të cilët dallgët e detit nuk i linin të dilnin dot në breg.