Një vajzë, rreth 35-vjeç, ka humbur jetën në Tiranë, pasi ra nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta. Nga raportimet mësohet se një shtetase, ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeç, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.