Situata e zjarreve në Gjirokastër, ku një ditë më parë u regjistrua viktima e parë, duket se është vënë në kontroll.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se mëngjesi i sotëm ka nis i qetë në Gjirokastër pasi të gjithë vatrat aktive të zjarrit në Gjirokastër janë shuar.
Peleshi përmes një postimi në rrjetin social shkruan se falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar
Ndërkohë duket se ka pasur një rikthim të vatrave të zjarrit në Karaburun dhe fshatin Dukat.
Zjarrfikësit kanë qënë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku rreth orës 24.00 deri në orët e para të mëngjesit ka pasur një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 metër afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.
Shqetësim ditën e sotme janë zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri të cilat mund të shkojnë në Llogara.
Në këto momente janë duke shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër dhe pērvec helikopterit të ushtrisë priten edhe dy helikopter të tjerë të cilët do të operojnë në zonë.