Zjarret nuk kursejnë as malin e Shëngjinit! Flakët dhe tymi pranë banesave shqetësojnë pushuesit

Zjarret në vendin tonë nuk kanë kursyer as malin e Shëngjinit. Mbrëmjen e sotme, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore.

Zjarri është konstatuar rreth orës 21:50 teksa forca zjarrëfikëse janë nisur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa policia që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas News 24, flakët janë përhapur shumë pranë banesave duke shqetësuar pushuesit në vend.

LEXO EDHE  Akuzohet se ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave, arrestohet biznesmeni shqiptar

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, kemi marrë njoftim së në malin e Shengjinit, Lezhë, ka rënë zjarr.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies.