• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Djarmati: Jemi favorit në çdo kompeticion, ja e vërteta me Bruno Telushin

19:50 : 04/08/2021
në SPORT

Matko Djarmatit i ka mbetur peng ndesh ja ndaj AEL Limasolit në Qipro, aty ku, sipas tij, Vllaznia vulosi eliminimin. Drejtori sportiv i shkodranëve, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, ka prekur me detaje të gjitha çështjet e nxehta në klubin kuqeblu, duke filluar nga aventura në Ligën e Konferencës, te largimet e disa titullarëve të sezonit të kaluar, por edhe tek ajo që pritet ende nga merkatoja.

Kroati ka theksuar se objektivi maksimal i Vllaznisë në sezonin e ri do të jetë fitimi i titullit kampion. Ai është i bindur se mbrojtësi senegalez, Fallou Dianje, do të jetë një nga lojtarët më cilësorë të kampionatit. Djarmati zbulon edhe prapaskenat e bisedimeve me mesfushorët Bruno Telushi dhe Gjorgi Stoilov, për të cilët pati ofertë zyrtare nga Vllaznia, por në fund marrëveshjet dështuan.

Pengu i Vllaznisë në Europë- A mund të bënte më tepër Vllaznia apo kaq ishin mundësitë? Gjithmonë ka peng, mendoj se në Qipro do të kishim bërë ndeshjen më të mirë, besoj atje kemi humbur kualifikim. Të mos harrojmë, ata janë ekip me një buxhet 3 milionë euro, ne nuk kemi as afro çerekun e tyre, por prapë kemi luajtur si të barabartë me ta. Më vjen keq që nuk kemi bërë pak më shumë.

Janë larguar disa titullarë të sezonit të kaluar, si Marku, Isaevski, Imami, Dilaver etj. Nuk ishin në planet tuaja apo ofertat që klubi u bëri, u refuzuan nga ata?

Isaevski, Imami dhe Marku kanë marrë ofertat nga klubi ynë dhe për mendimin tim, ofertat ishin shumë konkurruese. Marku është lojtar i rritur në akademinë e Partizanit, Imami është rritur në akademinë e Dinamos, por Isaevski edhe sot nuk kuptoj pse është larguar nga Vllaznia. Për Dilaverin kemi menduar se na duhet një lojtar më i ri në pozicionin e vet.

Lexo edhe:

Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

Fakti që lojtarët që ikën kishin kontrata 1-vjeçare dhe nuk ishte totalisht në dorën tuaj t’i mbanit është ky një leksion për të ardhmen për kohëzgjatjen e marrëveshjeve të tjera që do të bëni?

Unë nga dita e parë kur kam ardhur në Shkodër, kam kërkuar kontratat afatgjata, minimumi 2 vjet deri 5- vjeçare, por lojtarët janë shumë skeptikë në vitin e parë, kjo sepse Vllaznia deri këto vite nuk kishte mendimin dhe besim për kontrata 3-vjeçare. Besoj se këto vit kemi më shumë argumente për t’i bindur lojtarët për të firmosur kontrata afatgjata.

Janë afruar 7 lojtarë, ku tre prej tyre, Dianje, Aralica dhe Uellington, nuk mund të ishin në Europë. Ju mendoni se me këto afrime Vllaznia është më e fortë se vjet?

Kryesore është se kemi ruajtur boshtin nga vjet. E kemi studiuar shumë mirë tregun dhe kemi afruar Bulatoviçin dhe Djurdjeviçin, të cilët deri më tani kanë treguar cilësi të mira. Uellington është një lojtar premtues, po presim pas një jave që ta shikojmë në fushën e lojës.

Fallou nëse nuk do të kishte probleme fizike, kurrë nuk do ta kishim parë në Shkodër, por do të ishte në ndonjë kampionat cilësor. Sigurisht ai do të jetë një nga lojtarët më cilësorë. Falë njohjes me trajnerin, ai është lojtar yni sot. Ante Aralica është një lojtar të cilin e kemi kërkuar. Ai do të na sjellë freski në fazën e sulmit. Është një lojtar i ri dhe besoj kemi bërë goditje me këtë lëvizje.

informacionet false të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale apo në internet. Nga goja ime kurrë nuk do të dalin emra lojtarësh që mund të jenë edhe në negociata.

E vërteta me mesfushorët Telushi dhe Stoilov? Bruno Telushi kishte ofertën zyrtare nga klubi ynë një javë para fillimit të ndeshjeve të Ligës së Konferencës. Ne kemi menduar se eksperienca e tij do të na ndihmonte për këtë kompeticion europian. Ai nuk ka pranuar ofertën për arsye familjare dhe ne kemi mbyllur në këto moment negociatat me Brunon. Stoilov kishte ofertë zyrtare nga klubi, por ka vendosur të shkojë në një klub tjetër dhe ne nuk do t’ia ndryshojmë mendjen lojtarit. Duhet të kuptoni nuk kemi dëshirë të marrim lojtarët që më parë nuk dinë çfarë është Vllaznia, sepse ai lojtar pastaj në fushë nuk jep maksimumin për Vllazninë.

Synimi i Vllaznisë për sezonin e ri- Vllaznia, nga ardhja e sponsorit të ri, për të cilin shpresojmë që do të jetë edhe pronari i klubit, ka objektivat maksimalë në kampionatin e ardhshëm. Besoj do të jemi konkurrentë në çdo kompeticion: Superkupë, kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Patjetër, objektivi minimal do të jetë kualifikimi në Kupat e Europës.

Lajme të lidhura

BOTA

Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash

09:47 : 20/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

09:21 : 20/06/2026
AKTUALITET

PS mbledh sot Grupin Parlamentar/ Agjenda

09:14 : 20/06/2026
RAJONI

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

09:01 : 20/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:53 : 20/06/2026
AKTUALITET

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026
Para

Ngacmimet seksuale, Biden i kërkon dorëheqjen guvernatorit të Nju Jorkut

TË GJITHA

Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash

09:47 : 20/06/2026

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

09:21 : 20/06/2026

PS mbledh sot Grupin Parlamentar/ Agjenda

09:14 : 20/06/2026

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

09:01 : 20/06/2026

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:53 : 20/06/2026

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026

Bosnja sërish nën mbikëqyrje: Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

08:29 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovejojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobet