• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Qendrore e Austrisë: 40% e shqiptarëve që kanë kursime preferojnë t’i mbajnë jashtë bankave

07:52 : 03/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Preferenca për të ruajtur kursimet jashtë sistemit bankar shënoi rritje të shpejtë gjatë periudhës 2019-2020, sipas një anketë të bërë nga Banka Qendrore e Austrisë (OeNB-Euro-Survey) në vendet e Europës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Në Shqipëri, afërisht 40% e personave që kishin kursyer preferonin t’i mbanin ato jashtë sistemit bankar. Zgjedhja për të mbajtur kursimet jashtë bankave shënoi rritje të shpejtë në krahasim me vrojtimin që u krye për periudhën, 2017-2018, ku vetëm 26% e personave që kishin kursime preferonin t’i mbanin ato jashtë bankave.

Tendenca për mbajtur kursimet jashtë bankave ka shënuar rritje në katër vitet e fundit, edhe si pasojë e interesave të ulëta që ofrojnë bankat. Sipas Vrojtimit, Serbia është vendi me preferencën më të lartë për t’i mbajtur kursimet jashtë bankave. Gjatë 2019-2020, rreth 52% e personave me kursime kanë pohuar se preferojnë t’i mbajnë ato jashtë bankave.

Përqindje të lartë mosbesimi kanë edhe rumunët dhe kroatët me përkatësisht 42 dhe 44% të kursimtarëve që preferojnë t’i administrojnë ato jashtë bankave.

Çekët dhe bullgarët janë më të prirë për t’u besuar bankave, pasi kanë një përqindje shumë më të ulët se mesatarja e vendeve të Europës Juglindore të atyre që preferojnë të mbajnë paratë jashtë bankave.

Lexo edhe:

Problemet me pushtetin lokal, Rama propozon krijimin e komisionit të etikës

Rama: Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe

Ekspertët e Bankës Qendrore të Austrisë, duke analizuar fenomenin, thonë se mungesa e besimit në sistemin bankar (në veçanti një mungesë e perceptuar e sigurisë së depozitave) është një faktor kryesor në shpjegimin e preferencës së fortë të individëve për të mbajtur kursimet në shtëpi.

Për më tepër, kornizat e dobëta institucionale, p.sh. cilësia e dobët e zbatimit të ligjit si dhe një depërtim i ulët i bankave në rajonet rurale, përbëjnë faktorë të rëndësishëm që shpjegojnë zgjedhjen për para cash.

Tendenca për të mbajtur kursimet cash në Shqipëri është materializuar me rritjen e qarkullimit e parasë jashtë bankave.

Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18%, që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë e raporton këtë tregues.

Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit 23.6% e totalit (nga 22.1% në dhjetor 2019). Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.

Niveli i parasë jashtë bankave prej gati 24% të totalit është shumë më i lartë se i mesatares se Bashkimit Europian dhe në rajon. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9% e totalit. Edhe në rajon ky tregues është më i ulët se 10%. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Problemet me pushtetin lokal, Rama propozon krijimin e komisionit të etikës

12:32 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama: Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe

12:28 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama propozon Niko Peleshin si kryetar të Kuvendit. Taulant Balla kreu i grupit të PS

12:10 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama ndan komisionet parlamentare ja kë do të drejtojnë shumica dhe opozita

12:05 : 11/09/2025
AKTUALITET

Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

11:58 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

11:53 : 11/09/2025
Para

Euro në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2019, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit

TË GJITHA

Problemet me pushtetin lokal, Rama propozon krijimin e komisionit të etikës

12:32 : 11/09/2025

Rama: Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe

12:28 : 11/09/2025

Rama propozon Niko Peleshin si kryetar të Kuvendit. Taulant Balla kreu i grupit të PS

12:10 : 11/09/2025

Rama ndan komisionet parlamentare ja kë do të drejtojnë shumica dhe opozita

12:05 : 11/09/2025

Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

11:58 : 11/09/2025

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

11:53 : 11/09/2025

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101

11:46 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com