‘Shkarkimi’ i Metës, ja kur pritet shqyrtimi nga Kushtetuesja

Një nga çështjet më të nxehta dhe me pritshmëri të lartë nga opinion publik, që pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese këtë vjeshtë menjëherë pas pushimeve, nuk është në axhendë.

Bëhet fjalë për shkarkimin e presidentit të vendit pas votimit në parlament, çështje që do të vuloset nga GJK.

Por Gjykata Kushtetuese e cila ka publikuar sot (2,8.2021) kalendarin për çështjet që do të shqyrtojë në muajt shtator – tetor, nuk e ka përfshirë fare kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

LEXO EDHE  ILD kërkon nga KLGJ ulje të pagës në 40% deri në 1 vit për gjyqtarin Hektor Sinanaj

Parlamenti shkarkoi me shumicë votash në 9 qershor kreun e shtetit, e më pas i përcolli për interpretim Kushtetueses këtë vendim.

Ndërsa është në afatet e saj ligjore, kjo gjykatë duket se nuk e ka listuar në çështjet si prioritare.