Play-off i Champions League/ Ja rivalët e mundshëm të ekipeve të Muçit dhe Ozunit

Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm në fazën play-off të Champions League, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

Ferencvaros duhet të eliminojë Slavia Praha të Peter Olayinka dhe në “play-off” përballet me fituesin e çiftit Cluj-Young Boys.

Legia e Muçit ndeshet me Dinamo Zagreb të Lirim Kastratit. Ekip që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sheriff Tiraspol.

LEXO EDHE  Rikthehet Europa League, ja lojtarët e kombëtares që do luajnë sot titullarë me ekipet e tyre

Sikurse kuptohet, Muçi mund të përballet sërish me serbët e Crvena Zvezda, të cilët i trembi një vit më parë kur ishte pjesë e Tiranës.