Rrezikoi mbytjen në det i shpëtohet jeta 73-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur te plazhi “Hasan Tahsini” në qendër të Sarandës.
Me të marrë sinjalin për ndihmë “Live Guard Albania”, Sokol Alushaj, u ndodh në çast dhe dha ndihmën e parë. Pas disa përpjekjeve erdhi në jetë 73 vjecari Edmond Tufani nga Tirana, pushues me familjen e tij prej disa ditësh në Sarandë.
Ndërkohë një telefonatë për rastin iu bë edhe 127, Urgjencës Qendrore, e cila si përgjigje matanë telefonit përcillte muzikë.