Elvana Gjata flet për herë të parë për zhgënjimin për Festivalin e RTSH-së

Ka kaluar më shumë se një vit nga Festivali i Këngës ku Elvana Gjata konkurroi me këngën “Me tana” dhe reagimi i saj kur u poziconua e dyta në fund mbeti gjatë të kujtesën e publikut.

E ftuar në emisionin “NIN”, ylli i muzikës u kthye pas në kohë dhe foli për pritshmëritë që kishin fansat e saj duke e shpallur që në fillim “fituese absolute”.

“Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta duan Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në festivalet shqiptare. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them”, është shprehur Elvana.

LEXO EDHE  Ada i bën Edit dhuratën e pazakontë: Mbaje në gojë kur të flasësh me mua

Më pas e pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse në festival ka pasur një dorë që ka ndërhyrë në radhitje, ajo tha se nuk kishte dijeni. Ndërkohë, Elvana theksoi se pozicionimi i saj në vend të dytë nuk do e ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.

Kujtojmë se vendin e parë në Festivalin e Këngës vitin e kaluar e fitoi Arilena Ara me këngën “Shaj”.