Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë.
Pesë makina janë përplasur njëra pas tjetrës, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Më herët në segmentin Milot-Lezhë, janë regjistruar radhë të gjata automjetesh, duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar, pasi mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar në fundjavë.