Kodrat e fshatit Xhyherinë të Vlorës janë përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke shtuar vatrat aktive në Vlorë.
Nga zjarri rrezikohen ullishtet e fshatit, ndërkohë flakët janë aktive prej rreth një ore.
Në Vlorë, edhe dy vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Radhimë dhe në Karaburun.